Jovanoviq: Partitë hedhin gjithandej premtime joreale!

"Sindikatat në vendin tonë, për fat të keq, me disa përjashtime, në përgjithësi konsiderohen për 'sindikata të verdha" ose për organizata që nuk kryejnë punën e tyre kryesore, nuk angazhohen për punëtorët dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, por thjeshtë bashkëpunojnë me qeverinë dhe pronarët e kompanive! Dhe për këtë arsye, askush nuk u beson”, tha për CIVIL Media Profesori Branimir Jovanoviq, ekspert për politika sociale.

CIVIL Media: A janë të keqpërdoruara kategoritë e rrezikuara sociale  në Maqedoni  në kontekst politik, gjegjësisht, zgjedhore? Cilat janë vëzhgimet dhe analizat tuaja?

Jovanoviq: Absolutisht keqpërdoren! Lloji më i zakonshëm i abuzimit është ajo që ndihma që ata duhet të marrin nga shteti kushtëzohet nga plotësimi i nevojave specifike të partisë dhe kjo është më së shumti e pranishme në periudhën parazgjedhore dhe është e lidhur me nevojat elektorale. Për shembull, duke u thënë njerëzve që për të marrë ndihmë sociale apo ndonjë ndihmë tjetër,  duhet të votojnë për partinë. Ose, në qoftë se nuk do të votojnë për partinë, ndihma do t’u refuzohet, do të hiqet nga parti tjetër, dhe kështu me radhë. Por, sipas mendimit tim, forma më e rëndë e abuzimit të personave me nevoja sociale, është se varfëria mirëmbahet në nivel të lartë, pikërisht me qëllimin që ato persona të keqpërdoren për nevoja të tilla!  Varfëria në këtë vend është aq e lartë, për një periudhë tepër të gjatë, pikërisht për shkak të kësaj - që ata njerëz të cilët janë të prekur ose që janë të varfër, të keqpërdoren për motive klienteliste. Kur keni varfëri, njerëz e varfër  "shiten" për një thes miell. Dhe për këtë arsye, qeveria, apo partitë që kanë qenë në pushtet në këtë vend gjatë 25 viteve të fundit, në veçanti garniture qeverisëse, nuk dëshirëojnë ta reduktojnë varfërinë , sepse ata abuzojnë me të varfrit për qëllime partiake. Rrisin ndihmën sociale, japin disa përfitime të tjera të vogla në periudhën parazgjedhore dhe në këtë mënyrë i blejnë votat e tyre.

CIVIL Media: Cilat premtime për drejtësi sociale janë realisht të realizueshme, dhe cilat premtime paraqesin korrupsion politik të llojit, gjegjësisht, manipulim me pritjet e votuesve?

Jovanoviq: Të gjitha ato premtime, që nëse vijnë në pushtet, pas pak vitesh, paga mesatare do të jetë 500 euro ose 1,000 euro, se do të zhduket papunësia, janë  premtime joreale. Ato janë premtime që kanë të bëjnë me rezultatet që nuk janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të qeverisë dhe të shtetit. Nga ana tjetër, premtimet në lidhje me gjërat që janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të qeverisë - janë lehtësisht të arritshme. Për shembull, shuma e ndihmës sociale, ose rritja e pagës minimale. Këto premtime janë realisht të realizueshme. Te ne  është shqetësuese se shumë parti në periudhën e zgjedhjeve japing dhe hidhen me  premtime jorealiste, për të arritur pika të  vogla politike. Si, për shembull, në qoftë se ne vijmë në pushtet - rroga mesatare do të jetë 500 euro. Ose, nëse se ne vijmë në pushtet - do të bëjmë që rroga minimale të jetë 300 euro. Kjo u tha edhe nga një parti tjetër. Këto janë të gjitha gjëra të mira, port ë rënda për realizim.  Kjo me rrogën minimale ndoshta është e realizueshme, sepse  Qeveria mund të përshkruajë me ligj  që paga minimale të bëhet  300 euro, ose 18.000 denarë. Megjithatë, problemi është se 60 deri 70 % e të punësuarve në këtë vend kanë rrogë më të ulët se 300 euro. Pra, nëse keni vendosur pagën minimale në një nivel të tillë të lartë, shumë prej këtyre punëtorëve do të mbeten në rrugë,kështu që  ju nuk do munden t’i punësojnë, t’u paguajnë roga të tilla. Prandaj, duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur japing premtime të tilla. Për këtë arsye,  është e dëmshme kur partitë politike hidhen me gjëra të tilla.

CIVIL Media: Cilat janë pasojat sociale dhe politike të keqpërdorimit të çështjeve të drejtësisë sociale?

Jovanoviq: Unë do të thoja se ka dy pasoja negative. E para është se krijohet një situatë në të cilën njerëzit më nuk u besojnë  premtimeve. Nëse  ju çdo here premtoni diçka, ju jepni premtime joreale të cilat mbeten të parealizuara më vonë, qytetarët më nuk dine të vlerësojnë se se cilat nga premtimet që do t’i japë një parti politike janë reale. Nëse ju vazhdimisht keni parti politike që thonë se - ne do të bëjmë rrogat 1,000 euro - dhe disa premtime tjera të tilla, kur dikush vjen me një program të vërtetë, me masat që janë reale, si parti që do të donte ti realizojë, qytetarët  këtë do ta shohin  si një tjetër premtim, si gënjeshtër nga politikanët. Ju e dini se besimi në partitë politike në këtë vend është shumë i ulët. Kjo është për shkak të faktit se partitë politike japin premtime të tilla joreale. Pra, çfarë është problemi i parë? Ajo që krijohet një situatë ku qytetarët më nuk besojnë  në çfarë do që  dëgjojnë. Problemi i dytë, siç e përmenda më parë, është  se mirëmbahet një situatë e tillë e varfërisë dhe padrejtësisë sociale, e cila keqpërdoret për motive klienteliste. Elitat politike me qëllim tolerojnë padrejtësinë sociale, sepse në një situatë të tillë ata mund të përfitojnë në periudhën parazgjedhore.

CIVIL Media: Çfarë mund dhe duhet të bëjnë institucionet, partitë politike, sindikatat dhe shoqërinë civile për të parandaluar abuzimin e grupeve të rrezikuara sociale, dhe në në përgjithësi, temat e drejtësisë sociale në kontekstin politik dhe elektoral?

Jovanoviq: Do të drejtohesha nga secili nga këto grupe faktorësh që i përmendët. D, për fato të filloj nga sindikatat. "Sindikatat në vendin tonë, për fat të keq, me disa përjashtime, në përgjithësi konsiderohen si 'sindikata të verdha" ose si organizata që nuk kryejnë punën e tyre kryesore, nuk angazhohen për punëtorët dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, por thjeshtë bashkëpunojnë me qeverinë dhe pronarët e kompanive! Dhe për shkak të gjendjes së tillë në sindikata, askush nuk u beson. Mendoj se sindikatat këtu nuk kanë mundësi të bëjnë shumë, për arsye se janë të perceptuar si diçka naj të cilës nuk ka besim.

Partitë politike janë në situate të ngjajshme. Sipas disa hulumtimeve, në këtë shtet qytetarët kanë besimin më të ulët ndaj partive poltike. Do të thotë, më pak u besojnë partive politike se sa, për shembull, gjykatës ose organizatave joqeveritare…Dhe kjo për arsye se japin premtime joreale. Pjesërisht për këtë shkak, ndërsa arsyeja tjetër është se kanë vetëm një përvojë të keqe me partitë, se kur vijnë në pushtet, partitë nuk i realizojnë politikat të cilat i kanë premtuar, por bëjnë gjëra tjera. Nuk besoj se partitë politike këtu mund të bëjnë diçka më tepër, sepse qytetarët, thjeshtë, nuk u besojnë. Ajo që partitë duhet bërë, është të japing premtime realisht të realizueshme, e jo joreale.

Mendoj se roli kyç është i organizatave qytetare, për arsye se ata janë fuqia korrigjuese e pushtetit që mund të ketë ndikim real. Besimi ndaj tyre është shumë më I madh se sa në partitë politike, për shembull. Ajo që organizatat civile mund ta bëjnë është të japin kritika politikave ose propozimeve dhe masave që i japin partitë politike. Për shembull, nëse ndonjë parti politike del me masë për rrogë minimale prej 300 euro, organizatat qytetare mund të japin kritikë për këtë masë, Të tregojnë se pse kjo është në rregull, ose pse nuk është. Në këtë mënyrë, të mund të jepet pasqyrë reale e një mase të caktuar dhe qytetarët të kenë pasqyrë reale për atë nëse ajo masë është e realizueshme ose, vetëm e propozuar nga motive populliste. Kështu që, mendoj se roli i organizatave civile është kyç në këtë aspekt dhe se duhet më shumë të punojnë, sepse, organizatat joqeveritare te ne, kohëve të fundit disi ikin nga tema e drejtësisë sociale, ikin nga ato tema sociale. Ndoshta në vitin e fundit kjo pak po ndryshon, por në përgjithësi, përfundimi i përgjithshëm është se në 10-15 vitet e fundit, aq sa unë i përcjelli këto gjendje, në përgjithësi, temat tjera ishin më tepër në fokusin e organizatave joqeveritare. Temat sociale ishin disi anash. Mendoj se organizatat joqeveritare duhet t’u përkushtohen më tepër këtyre temave. Dhe, në veçanti të përkushtohen ndaj vlerësimit real të politikave të caktuara. Do të thotë, të mos jenë të verbëruar nga nxitjet ideologjike. Për shembull, nëse keni organizatë joqeveritare e cila është e orientuar nga e majta, nuk guxon të lejojë që vlerësimi i politikës së caktuar të jetë i verbëruar nga ideologjia e saj. Duhet të mundohet të jetë sa më objektive. Do të thotë, të përsëris, mendoj se roli i organizatave qytetare është kyç në këtët sferë. Dhe mendoj se organizatat qytetare duhet më tepër të punojnë mbi këto çështje. Dhe, patjetër, duhet të tentojnë që të jenë sa më objektiv, të mos lejojnë të verbërohen nga ideologjia e tyre.


CIVIL- Qendra për Liri, realizon pilot-projektin “Premtime dhe keqpërdorime”, i cili merret me keqpërdorimin e drejtësisë sociale për qëllime politike dhe zgjedhore. Qëllimi i projektit është të kontribuojë për forcimin e vetëdijes publike për keqpërdorimet në domenin e drejtësisë sociale në kontekst zgjedhor, si dhe parandalimin nga praktikat manipuluese të qendrave të fuqive politike. Projekti zbatohet në bashkëpunim me fondacionin “Hajnrih Bell” zyra - Sarajevë.

 

This post is also available in: Macedonian English

Green CIVIL

FREE
VIEW