“Nuk ishim të vetëdijshëm se është e mundur të ndodhin punë të këtilla, “bomat” na i hapën horizontet, mendoj, të gjithë qytetarëve..Na treguan një fytyrë të shëmtuar të realitetit, ekzistencën e rrezikuar të njerëzve – nga partitë e fuqishme në pushtet. Praktikisht, duket se e tërë jeta e qytetarit është në duart e tyre, dhe, nëse ja pak më i dobët, dhe nëse lëshon pe, menjëherë do të të shkatërrojnë, do të jash skllav i tyre”, thotë Liljana Popovska, presidentja e DOM, në deklaratën e saj për CIVIL Media.
CIVIL Media: Cilat janë përcaktimet programore të partisë tuaj në aspektin e drejtësisë sociale?
Popovska: Për DOM, si parti e gjelbër, drejtësia sociale është një nga parimet udhëheqëse. Që ajo të sigurohet, shoqëria duhet ti respektojë të drejtat e njeriut, të sigurojë mundësi të barabarta për të gjithë, tolerancë për diversitete dhe të mës ketë diskriminime. Si parti, angazhohemi për sistem të integruar të mbrojtjes sociale në të cilin do të sigurohen mundësi të barabarta për jetesë, që do të thotë, për arsim, për përparim në karrierë, për punësim…Por, gjithashtu, edhe mundësi të barabarta dhe kushte për mbrojtje sociale dhe shëndetësore, qasje ndaj kukturës dhe mundësi për jetesë cilësore dhe kohë të lirë. Çdo kush, në kushte të barabarta, të ketë mundësinë të sigurojë punë, të mos ketë nevojë për librezë partiake, as çfarë do përkatësie për këtë qëllim. Për më tej, është e nevojshme të rriten të ardhurat dhe rrogat e ulëta në papërshtatshmëri me nevojat e harxhimeve, por, gjithashtu, edhe të gjitha shërbimet sociale dhe transferet duhet të mundësojnë jetesë dhe funksionim normal, me një jetë dinjitoze. Mangësia tjetër të cilën e kemi në shoqëri për momentin, janë rrejtet e dobëta të mbrojtjes sociale, të cilat do të jenë mobile dhe do të punojnë në terren. Do të thotë, jo të mbyllur në zyre. Për këtë qëllim do të angazhohen profesionistë, persona me cilësi nga fusha e mbrojtjes sociale. Maqedonia veç më ka mjafd kuadro cilësorë, mirëpo, një numër i madh nga ata mbeten pa punë, ndërsa ata të cilët kanë nevojë për ndihmën e tyre, mbeten pa ato ndihma.
Për më tej, me rëndësi është të tërhiqet vëmendja te kategoritë e rrezikuara në shoqëri. Kjo do të thotë se duhet të ketë programe të posaçme dhe masa të posaçme për të pastrehurit, për personat me nevoja të posaçme, duhet përfundimisht të kryhet procesi i sigurimit të qasjees në çdo objekt. Pastaj, duhet të ketë programe të posaçme për kurim dhe riintegrim të përdoruesve të drogës. Pastaj, janë të domosdoshme programe posaçërisht efikase për popullatën rome, Dekadën e Romëve e kaluam pa e shfrytëzuar në mënyrë efikase dhe akoma ka varfëri të madhe në atë popullatë. Dhe, një grup në shoqëri, të cilin shumica duan ta harrojnë, ndërsa janë persona me rëndësi të barabartë, persona si të gjithë ne, qytetarë…Ata janë përkatësit e LGBT komunitetit. Ata janë me siguri një nga kategoritë më të diskriminuara për të cilët as që flitet, ndërsa ata njerëz kanë probleme serioze dhe të drejtat e tyre janë seriozisht të rrezikuara. Për ata duhet së pari ta ndryshojmë Ligjin për Mosdiskriminim, diçka për të cilën m vite angazhohemi, por kësaj here shpresoj se do të ketë masë kritike të mjaftueshme dhe vullnat politik që kjo të bëhet. Të vendose orientimi seksual dhe identiteti gjinor në bazat për diskriminim. Kuptohet, ka edhe shumë punë që duhet të plotësohen që të formësohet ky sistem i integruar i mbrojtjes sociale, por, para së gjithash, do të nevojitet vullneti politik dhe çlirimi nga shumë paragjykime dhe stereotipe.
CIVIL Media: Cilat janë njohurite tuaja për keqpërdorime të kategorive të rrezikuara sociale të qytetareve dhe qytetarëve në kontekst politik dhe zgjedhor?
Popovska: Ndodhin keqpërdorime edhe atë të natyrës së ndryshme. I shohim rreth vetes, veç më ka filluar fushata, dhe ka kushtëzime për ruajtjen e vendit të punës, ka raste të blerjes së vendit të punës, përcjellim se ka punësime masovike, nga 100 njerëz në një institucion…Mandej, bëhen kushtëzime për fitimin e ndihmës sociale dhe transfere të ndryshme sociale dhe shërbime të cilat njerëzve u takojnë. Do të thotë, kushtëzimet nga njëra anë janë me shkurtimin e të drejtave të caktuara dhe ndihme e cila u takon qytetarëve me kushtetutë dhe sipas ligjeve, ndërsa nga ana tjetër, me premtime të komoditeteve dhe përfitimeve të caktuara. Pavarësisht nëse bëhet fjalë përvend pune ose ndihmë të caktuar, ose avancim të vendit të punës ose shërbim i caktuar në aspekt të karrierës. E gjithë kjo hyn në një treg të shëmtuar politik dhe shitblerje të qytetarëve dhe të drejtës tyre të vendosin se si dhe për cilin dëshirojnë të votojnë.
Në veçanti pasi dolëm në opozitë, jemi dëshmitarë të punëve tepër të shëmtuara që u ndodhin anëtarëve të DOM, largime nga puna, kushtëzime të të punësuarve, pavarësisht nga ajo nëse janë në sektorin publik ose sferën private, kushtëzohen edhe punëdhënësit për largimin e atyre që janë përkatës të ndonjë partie tjetër në opozitë! Nuk ishim të vetëdijshëm se është e mundur të ndodhin gjëra të tilla, “bombat” na i hapën sytë, mendoj, të gjithë qytetarëve..Na treguan një fytyrë të shëmtuar të realitetit, ekzistencës së rrezikuar të njerëzve – nga partitë e fuqishme në pushtet. Praktikisht, duket se jetesa e qytetarit është në duart e tyre, dhe nëse je pak më i dobët, dhe nëse lëshon pe, menjëherë do të shkatërrojnë, do të bëhesh skllav i tyre. Ajo që është inkurajuese është se qytetarët dalin të luftojnë, dalin ta shprehin revoltën e tyre, dalin edhe në luftë me institucionet për të cilat u dëshmua se nuk janë plotësisht të pavarura dhe parimore, siç është për shembull gjykata. Kemi varg rastesh nga DOM, ku njerëzit të cilët ishin të larguar nga puna, ankoheshin edhe për fuqinë e argumenteve, për shkak të arsyeve absolutisht të papranueshme për të cilat janë larguar ose janë abuzuar në punë, dhe fituan edhe në gjyq. Kemi tre raste të anëtarëve tonë të cilët ia arritën të fitojnë në Gjykatën Themelore. Ka edhe loja tjera dhe manipulime tjera, mirëpo, siç filluan, ata janë njerëz të guximshëm, besoj se do ia dalin. Dhe më në fund, të gjithë presin se do të ndodhin ndryshime pozitive politike pas të cilave gjykata do të jetë e liruar dhe profesionistët do të gjykojnë drejtë dhe do të sigurojnë jetesë normale për të gjithë qytetarët.
CIVIL Media: Cilat premtime për drejtësi sociale janë realisht të realizueshme, e cilat paraqesin korrupsion politik të llojit, gjegjësisht, manipulim me pritjet e votuesve?
Popovska: Një pjesë e madhe janë manipulime me pritjet e votuesve, për arsye se neve ndoshta do të na duhen dhjetë buxhete, kështu të fryera si ky prej tre miliardë euro, që të mund të plotësohet e gjithë ajo që partitë qeverisëse e premtojnë para zgjedhjeve. Premtohen të ardhura të mëdha, shërbime të mëdha, punësime të njerëzve, diçka që realisht nuk është e mundur….Që është e dëshiruar por e pamundur. Në këtë mënyrë, kam frikë se qytetarët do të jenë të manipuluar dyfish. Nga njëra anë, do të votojn për dike për të cilin nuk duan të votojnë, për shkak të premtimit se kjo do të sigurojë jetë normale dhe të mirë. Nga ana tjetër do të jenë të zhgënjyer, sepse nuk do ta fitojnë atë që u është premtuar. Mendoj se duhet realisht të ballafaqohen me atë që premtohet dhe ofrohet nga partitë politike. Në këtë situatë, sipas asaj ql deri tani kishim rastin të dëgjojm, mendoj se premtimet nga opoziat janë shumë më me kuptim, të dimenzionuara realisht për mundlsitë tona buxhetore dhe ndaj asaj që logjika e shëndoshë tregon se mundet me të vërtetë të arrihet. Përndryshe, si shembuj, vetëm të jap disa, vallë nuk është premtim i rremë të premtohen qindra çerdhe të reja që na duhen, dhe që janë të shkëlqyera si ide, mirëpo njëkohësisht në buxhet të mos kesh mbulesë për ato? A nuk lshtë premtim i rremë që personave me HIV tu premtohet se do të jenë të siguruar dhe të qetë nga infektimi, e ndërkohë ta përgjysmosh shumën e mejteve në buxhet?! Të gjitha këto janë premtime të rreme të cilat, në fund, çojnë nga manipulimi me vullnetin e qytetarëve dhe zzhgënjimi i të drejtës së tyre të dinl, të drejtës së tyre të fitojnë shërbim përkatës, të sigurojnë të drejtë të caktuar…Dhe më e rëndësishmja, të kenë mundësi që realisht të vlerësojnë se cili ospion çfarë u ofron dhe cili opsion çfarë do të plotëson, dhe në këtë mënyrë të votojnë.
CIVIL Media: Cilat janë pasojat sociale dhe politike nga keqpërdorimi i çështjeve nga drejtësia sociale?
Popovska: Këto janë më së paku të dyfishta, për arsye se, nëse e mashtroni ytetarin dhe me premtim ia merrni votën, atëherë ai është dyfish i mashtruar. Nga njëra anë, nuk do të jetë e plotësuar ajo që është premtuar, e nga ana tjetër, do ti vjedhet vota. Ai, kundër dëshirës së tij, do të votojë për dike për të cilin përndryshe nuk do të kishte votuar. Këtu vijmë deri te gjëja më e frikshme që ndodh në politikë. Çdo gjë është treg, çdo gjë është “deal oriented”, dhe në këtë mënyrë edhe tregu me vota. Në këtë mënyrë, qytetarëve u merret gjëja më e vlefshme, sepse vota e tyre është e drejta e tyre të jenë qytetarë, të vendosin për jetën e tyre dhe të shoqërisë. Kështu, ata- duke e humbur të drejtën e tyre votuese dhe të shprehjes së lirë, e humbin cilësinë e të qenit qytetar. Ndoshta gjëja më e keqe në gjithë këtë tregëti me vota është degradimi moral. Le të fundoset ai që e detyron qytetarin ta jep votën e tij kundër dëshirës së tij dhe ai që pranon të merr pjesë në këtë shitblerje, por me këtë, të gjtihë, e gjithë shoqëria fundoset në një humnerë morale. Dhe kjo është gjëja më trsihtuese që na ndodh për çdo ditë.
CIVIL- Qendra për Liri, realizon pilot-projektin “Premtime dhe keqpërdorime”, i cili merret me keqpërdorimin e drejtësisë sociale për qëllime politike dhe zgjedhore. Qëllimi i projektit është të kontribuojë për forcimin e vetëdijes publike për keqpërdorimet në domenin e drejtësisë sociale në kontekst zgjedhor, si dhe parandalimin nga praktikat manipuluese të qendrave të fuqive politike. Projekti zbatohet në bashkëpunim me fondacionin “Hajnrih Bell” zyra – Sarajevë.