Ristoska: DSK bën precedent me mos zbatimin e urdhrit gjyqësor!

“Ajo që duhet të bindemi me Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim nëse duhet të zbatohet urdhri gjyqësor, është precedent. Pyetem se çfarë mesazhi dërgojnë deri te qytetarët njerëzit e DSK, kur një institucion shtetëror nuk respekton urdhrin gjyqësor  dhe kërkon arsyetime për mos zbatimin e  urdhrit gjyqësor”, tha Prokuroja Publike Lençe Ristoska në pres konferencën e sotme, duke u adresuar nga ngjarjet e ditës së djeshme, pasi që PSP është bllokuar vazhdimisht në ambientet e DSK. Para se t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, Ristoska u mundua të përcjellë problemet dhe pengesat me të cilat ballafaqohet PSP gjatë këtyre dy ditëve. Prokurorja Publike rikujtoi se dëshmitë kërkohen nga DSK nga 8- marsi 2016, mirëpo, edhe përskaj obligimit ligjor të DSK të përgjigjet në kërkesat, kjo nuk ka ndodhur. Për këtë arsye, nga PSP kanë kërkuar urdhër gjyqësor.

_DSC0252

“Dy personat që punojnë në pjesën teknike të DSK, për momentin gjenden jashtë shtetit. Në DSK na informuan se ata janë të vetmit të cilët mund të hyjnë në sistemin për përcjellje të telekomunikacioneve. Nga DSK na informuan se sot do t’i kthejnë në shtet dhe ne presim që kjo të ndodh, dhe shpresojmë se do të fillojmë me zbatimin e urdhrit”, informoi Ristoska, e cila ka shprehur brengosje për mos prezencën e dy personave të vetëm të cilët kanë qasje deri te sistemi, dhe nga ajo se çfarë do të ndodhte në situatë të jashtëzakonshme.

“Të dhënat të cilat i kërkojmë në DSK, janë me domethënie të rëndësishme për zbulimin e  numrave  të telefonave të përgjuara. Prokurorja Speciale Publike me ekipin nga PSP, për momentin janë atje dhe do të qëndrojnë atje deri sa të na mundësohet qasja deri  te sistemi. Ky është një sistem i ri, nga marsi i vitit 2015, i cili duhet të kontrollohet që të verifikohet nëse  është keqpërdorur, pasi që sistemi i vjetër është shkatërruar”, tha Ristoska.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Ristoska demantoi se PSP interesohet për  masat aktive speciale hetuese dhe se kërkojnë ndërprerjen e tyre. Gjithashtu, Ristoska tha se akuzimet se në këtë mënyrë rrezikohet sistemi i sigurisë, janë të pa baza, për arsye se PSP me të dhënat konfidenciale punon me kujdes dhe se në Prokurori janë të vetëdijshëm për ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e institucioneve. Prokurorja u përgjigj se nuk i kontrollojnë hyrjet e DSK-së si parandalim nga  heqjet joligjore të dëshmive, se shkatërrimi i informatave zyrtare është  vepër penale, por edhe se shpresojnë se deri te kjo nuk do të vijë.

Marija Tegovska

Kamera: Monika Taleska

Green CIVIL

FREE
VIEW