“Qytetarët janë të uritur për drejtësi sociale! E Majta ka ndërment t’i shlyejë borxhet, gjegjësisht kamatat, të cilat u atribuohen qytetarëve, në bazë të ndonjë borxhi të vonuar prej para dhjetë vitesh dhe që bëhet shumë më i madh tani, se sa ka qenë vetë dënimi. Kjo për qytetarët paraqet ngarkesë e madhe, për arsye se shpesh janë në shënjestër qytetarë më të varfër të cilëve u bllokohen llogaritë dhe nuk mund të jetojnë normal. Në Maqedoni ka mundësi për drejtësi sociale!”, thotë në intervistën për CIVIL-Media, Zdravko Saveski, anëtar i Prezidiumit të së Majtës.
CIVIL-Media: Cilat janë përcaktimet programore të aprtisë tuaj në aspektin e padrejtësisë sociale?
SAVESKI: E Majta është parti e cila në mënyrë të hapur është në anën e të varfërve, punëtorëve dhe të gjithë të padrejtësuarve. Kështu që, për ne, të drejtat punëtore dhe drejtësia sociale, janë në majen e agjendës. Në Maqedoni sundon padrejtësi sociale e jashtëzakonshme! Jo vetëm se shkelet dhe rrezikohet demokracia, por edhe është instaluar sistemi i padrejtësisë së hapur sociale. Kjo duhet të ndryshojë! Në Maqedoni ka rishpërndarje të pasurisa nga të varfërit drejt të pasurve. Kjo duhet të ndryshojë, mirëpo për këtë duhet të ketë vullnet politik. Maqedonia nuk është aq vend i varfër, sa ka varfëri dhe njërëz të varfër. Në programin zgjedhor të së Majtës, një nga masat më të rëndësishme të cilën planifikojmë ta bëjmë, është vendosja e të ardhurave të garantuara minimale prej 12.000 denarë për familje katër anëtarëshe, që të mund t’u përmirësohet pak gjendja materiale njerëzve. Gjithashtu, mendojmë ti shlyejmë borxhet , gjegjësisht kamatat të cilat u atribuohen qytetarëve, në bazë të ndonjë borxhi të vonuar prej para dhjetë vitesh dhe që bëhet më i madh tani, se sa ka qenë vetë dënim. Kjo për qytetarët paraqet ngarkesë e madhe, për arsye se shpesh janë në shënjestër qytetarë më të varfër të cilëve u bllokohen llogaritë dhe nuk mund të jetojnë normal. Në Maqedoni ka mundësi për drejtësi sociale.
CIVIL Media: Cilat janë njohuritë tuaja për keqpërdorime të kategorive sociale të rrezikuara të qytetareve dhe qytetarëve në kontekst politik dhe kontekst zgjedhor?
SAVESKI: Kur ka varfëri, ka edhe rrezik të madh nga parregullsi zgjedhore. Dhe në fund të fundit, nëse dëshirohen zgjedhje të drejta dhe demokratike, duhet të zgjidhet problemi me varfërinë, për arsye se, çdo herë, nëse ka varfëri, ka rrezik se do të ketë rryshfet ndaj qytetarëve. Posaçërisht nëse te qytetarët ka perceptim se të gjitha partitë janë të njëjta.. Thjeshtë, qytetarët mendojnë se, pasi të gjtithë janë të njëjtë, atëherë, të paktën vota e tyre të vlejë 500 denarë. Ky perceptim duhet të ndryshohet, përndryshe me këtë perceptim çdo herë do të ketë parregullsi zgjedhore. Parregullsi zgjedhore me mitosje të qytetarëve të kategorive sociale të rrezikuara ka shumë. Këtu i kemi, para të gjithëve, Romët, këtu janë qytetarët me punë të përkohshme nga Pusteci, ose shpërngulen nga Pusteci në Maqedoni. Në lidhje me këta, ka pasur parregullsi të mëdha. Dhe ka apsur, efek plotësues negativ që shkaktoi mos-tolerance etnike te ata të cilët nuk ishin të afërt me regjimin, në lidhje me qytetarët e Pustecit. Kështu që, elementet negative mbindërtohen. Mund të ketë dosje plotesisht të pastër në lidhje me mos mitosje të qytetarëve, vetëm nëse zgjidhet problemi i varfërisë. Varfëria i motivon njerëzit – për ekzistencë të pranojnë parregullsi zgjedhore.
CIVIL-Media: Cilat premtime për drejtësi sociale janë realisht të plotësueshme, e cilat premtime paraqesin korrupsion politik të llojit, gjegjëShpesh sisht, luajtje me pritjet e votuesve?
SAVESKI: Politikanët shpesh flasin gjëra të cilat qytetarët dëshirojnë ti dëgjojnë, ndërsa qytetarët janë të uritur për drejtosi sociale! Shumë politikanë luajnë me këtë uri, duke dashur të fitojnë pikë politike dhe më vonë të manipulojnë. Të vendosin kritere të ndryshme me të cilat e zbusin dhe e bëjnë të pakuptimtë angazhimin e tyre zgjedhor. Shumë premtime zgjedhore janë reale nëse ka vullnet politik.Maqedonia nuk është vend aq i varfër, sa që ka varfëri. Mirëpo, nëse ka benefisione të mëdha dhe privilegje të funksionarëve, atëherë nu do të mbeten para për të varfërit. E Majta dëshiron ti rishpërndan mjetet buxhetore. Paratë nga buxheti të mos mbarojnë te funksionarët., por në ndihma sociale. Jo të os ketë para për programe sociale. Nësa qa nuk paska para për programe sociale, atëherë do të shkurtojmë nga rrogat edeputetëve dhe funskionarëve. Kështu që, çdo gjë varet nga vullneti politik. Nëse dikush e ka, ose nuk e ka. Te ne, në Maqedoni, të gjitha partitë janë biznes parti, të përkushtuara ndaj mbrojtjes së interesave të biynesmenëve të cilët qëndrojnë pas tyre dhe kjo duhet të ndryshojë. E Majta është këtu që ta bëjë këtë ndryshim. Ne nuk jemi parti e biznesmenëve, ne jemi parti e të varfërve dhe krenohemi me këtë.
CIVIL Media: Cilat janë pasojat sociale dhe politike nga keqpërdorimi i pështjeve nga fusha e drejtësisë sociale?
SAVESKI: Nëse ka keqpërdorim në agjendën e drejtësisë sociale, kjo në masë të madhe krijon cinizëm te qytetarët. Krijon mosbesim se ka mundësi për të nesërme më të mirë. Njerëzit janë të përballuar me këtë deklarim të vazhdueshëm, bindjen se do të bëhet më mirë, një ditë pas zgjedhjeve, të gjitha premtimet të harrohen dhe kjo te qytetarët e shkoakton cinizmin, se nuk ka mundësi të bëhet më mirë, dhe se të gjithë janë të njëjtë. Nëse një popull nuk beson se mund të bëhet më mirë, atëherë asnjëherë nuk do të bëhet më mirë! Besimi në të nesërmen më të mirë është parakusht për të nesërmen më të mirë. Nuk është kushti i vetëm, por është parakusht. Te ne, në Maqedoni, ajo që na e bënë në 25 vitet e funsit, është se na e mbytën besimin për të nesërmen më të mirë.
CIVIL- Qendra për Liri, realizon pilot-projektin “Premtime dhe keqpërdorime”, i cili merret me keqpërdorimin e drejtësisë sociale për qëllime politike dhe zgjedhore. Qëllimi i projektit është të kontribuojë për forcimin e vetëdijes publike për keqpërdorimet në domenin e drejtësisë sociale në kontekst zgjedhor, si dhe parandalimin nga praktikat manipuluese të qendrave të fuqive politike. Projekti zbatohet në bashkëpunim me fondacionin “Hajnrih Bell” zyra – Sarajevë.
CIVIL- Qendra për Liri, realizon pilot-projektin “Premtime dhe keqpërdorime”, i cili merret me keqpërdorimin e drejtësisë sociale për qëllime politike dhe zgjedhore. Qëllimi i projektit është të kontribuojë për forcimin e vetëdijes publike për keqpërdorimet në domenin e drejtësisë sociale në kontekst zgjedhor, si dhe parandalimin nga praktikat manipuluese të qendrave të fuqive politike.
Projekti zbatohet në bashkëpunim me fondacionin “Hajnrih Bell” zyra – Sarajevë.