Education Blog
  • Aktuale
  • POLITIKA TË GJELBRA
  • EDUKIM
  • Drejtësi sociale
  • Ekologji
  • Qëndrim
  • Analiza
  • mk
  • sq
  • en
No Result
View All Result
  • Aktuale
  • POLITIKA TË GJELBRA
  • EDUKIM
  • Drejtësi sociale
  • Ekologji
  • Qëndrim
  • Analiza
  • mk
  • sq
  • en
No Result
View All Result
Green CIVIL
No Result
View All Result
Home Promoalb

ANALIZË JAVORE: Maqedonia para zgjedhjeve po “fundoset” në gënjeshtra dhe fakte të trilluara

07/11/2016
in Promoalb, Uncategorized, Zgjedhje 2014
Share on FacebookShare on Twitter

Në vend të reformave të dukshme cilësore të cilat do të na çojnë drejt rrugës së zgjedhjeve demokratike dhe më të besueshme, publiku i Maqedonisë gjatë javës së kaluar  ishte konsumues i gënjeshtrave dhe fakteve të trilluara nga politikanë – përfaqësues të Qeverisë nga radhët e VMRO-DPMNE.

dsc0092
Shkruan: Monika Taleska

Në prezantimin e këtyre skenarëve të cilat duhet ta shptojnë Ministrin plotësues Dime Spasov, mediat pro-qeveritare, pa dyshim, haptazi e luanin lojën e instrumentit mediatik të Qeverisë, për krijimin e opinionit publik, i cili duhet deri në përsosmëri të krijojë pasqyrë virtuale se secili përfaqësues i pushtetit, në veçanti nga radhët e VMRO-DPMNE, është i pagabueshëm dhe viktimë e makinerisë opozitare, prej nga krijohen të pavërteta. Kështu, fokusi i qytetare/ëve është plotësisht i dislokuar nga ajo që do të thotë periudhë parazgjedhore dhe performanca të dukshme reforme në të gjitha  sferat, në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës, i cili duhej ta shpëtojë Maqedoninë nga kriza e gjatë politike.

Partitë përgatisin listat zgjedhore

Opozitarja LSDM në Kongres i miratoi listat e kandidatëve, duke i promovuar kuadrot me të cilat do ta pushtojë pushtetin, në koalicion me bllok partish nga blloku majtist. Mes zgjidhjeve kadrovike ka edhe luftëtar të shquar të Revolucionit të Larmë. Zgjedhja e kandidatëve shkaktoi turbulenca edhe mes anëtarësisë partiake dhe publikut më të gjerë.

Derisa lideri i LSDM, Zoran Zaev ka premtuar fitore të zgjedhjeve, ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe lideri i VMRO-DPMNE, i cili është pjesë e disa lëndëve penale të Prokurorisë  Speciale Publike lidhur me aferën “Përgjime”, përsëri kërkoi 63 vende për deputetë nga trupi i tyre votues, në Konferencën e 17-të të Bashkimit të Grave të partisë. Në ekspozenë e tij, ai drejtoi kritika deri te Opozita, PSP dhe ndërkombëtarët.

Lideri i BDI, Ali Ahmeti, në Tetovë në mbledhimin e Forumit të Grave të partisë tha se zgjedhjet e ardhshme më 11 dhjetor janë shumë të rëndësishme dhe se partia në dy vitet e fundit është përballur me mandat shumë të rëndë, “që nuk dëshirojnë të përsëritet.”

Ljubço Georgievski, Ljube Boshkovski dhe Stojançe Angellov e formuan Koalicionin “VMRO për Maqedoninë”, duke premtuar angazhime për demokratizimin e shtetit, hyrje në Bashkimin Europian, mposhtjen e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE dhe kthimin e anëtarësisë së vjetër autentike të partisë.

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi thirri që në listat e kandidatëve të mos ketë persona të dyshuar dhe të akuzuar.

KSHZ me apel për kontrollime të fundit  të Listës së Votuesve

Në departamentet rajonale dhe në zyrat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) nëpër vendin, depërtim publik kanë bërë rreth 4.000 qytetarë. Përmes ueb aplikimit, nga 29.858 nga të cilët pas kontrollimeve të kryqëzuara dhe në terren, janë kontestuese, janë paraqitur 407 qytetarë, për regjistrim në Listën e Votuesve. KSHZ  është drejtuar edhe me letra personale në adresa shtëpiake deri te të gjithë qytetarët. KSHZ përkujton qytetarët  se kjo mundësi plotësuese në fakt është edhe e fundit. Deri te të gjithë ata që gjenden në këtë listë, e dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, KSHZ apelon të bëjnë kontrollimin e Listës dhe më së voni deri me datën 11 nëntor të paraqesin kërkesë për regjistrim. Kërkesa mund të paraqitet edhe në mënyrë elektronike edhe në departamentet rajonale.

KSHZ apelon edhe deri te shtetasit e Maqedonisë në diasporë , ta shfrytëzojnë mundësinë për paraqitje për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në afatin e fundit -11 nëntor. Nga KSHZ udhëzojnë se në përputhje me dispozitat e ligjit të Kodit Zgjedhor, një deputet në Njësinë e Shtatë zgjedhore do të jetë i zgjedhur, nëse lista e kandidatëve për deputetë ka fituar numrin e votave me të cilin është zgjedhur deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare, më saktësisht, 6,478 vota.

Përskaj paralajmërimeve të KSHZ se Lista Zgjedhore është e pastruar nga votues fantazma, qytetare/ët reagojnë, paraqesin parregullsi, evidentim të adresave jo-ekzistuese. Në veçanti është skandaloz rasti në Tetovë, ku 259 votues janë evidentuar në adresë jo-ekzistuese, në të cilën nuk ka objekt, por ka hapësirë për parkim.

Misioni i OSBE-ODIHR ka  filluar vëzhgimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, me 334 vëzhgues.

Prokurorja Speciale Publike në goditje të rëndë nga pushteti

Edhe pse Prokuroria Speciale Publike (PSP) është formuar në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës, puna e tyre pengohet vazhdimisht nga institucionet shtetërore, ndërsa gjatë javës së kaluar është vërë në hetim edhe gjoja aktiviteti politik i Prokurores Speciale Publike Katica Janeva. Qeverisësja VMRO-DPMNE ka akuzuar se Janeva është kuadër i LSDM, duke e publikuar gjoja librezën e anëtarësisë së prokurores nga periudha kur lider i kësaj partie ka qenë Branko Cërvenkovski. LSDM lajmëroi se bëhet fjalë për dokument të falsifikuar dhe deklaroi se prokurorja as sot, as në të kaluarën nuk ka qenë anëtare e kësaj partie.

Të mërkurën është e caktuar seanca e parë e Gjykatës Kushtetuese me presidentin  e ri, Nikolla Ivanovski, por kësaj here në rendin e ditës nuk është e vendosur Iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për Prokurori Speciale Publike. Iniciativa veç më një vit gjendet në sirtaret e gjykatës edhe përskaj thirrjeve të shumta nga opozita dhe sektori joqeveritar.

Ndërkohë në PSP u paraqit Sasho Mijallkov, ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), me avokatin e tij. Ai si i akuzuari i parë për maltretim post-zgjedhor të Ljube Boshkovski (qershor 2011), në rastin “Torturë”, ka kërkuar depërtim në materialin e përmbledhur dëshmues  për hetimet dhe ka reaguar për praninë  e gazetarëve para objektit të PSP. Mijallkov është i dyshuar edhe në dy raste tjera të PSP, “Fortesa” dhe “Arka”.

Kërkesa e PSP për përcaktimin e masave të kujdesit, gjegjësisht, marrja e pasaportave të Mijallkovit, ish shefit të kabinetit të tij, Toni Jakimovski dhe Nebojsha Stajkoviq, ish zëvendës ndihmës i ministrit të MPB, të dyshuar në rastin “Arka”.

PSP ende i shqyrton ekspertizat dhe materialin dëshmues të cilat i ka pranuar nga mbrojtja e Prefektit të Manastirit, Vlladimir Taleski, në rastin  “Transporter”, të cilin PSP e udhëheq edhe kundër 22 të dyshuar tjerë, të cilët ngarkohen  se e kanë dëmtuar buxhetin e Komunës për 360 mijë euro, përmes organizimit të paligjshëm të transportit shkollor. Pasi që PSP e kanë informuar mbrojtjen se hetimet për “Transporter” janë të kryera, kanë pranuar kërkesë nga mbrojtja që t’ua dërgojnë materialin dëshmues.

Mediat pro-qeveritare në shërbim të pushtetit, jashtë standardeve profesionale

Sfera e mediave është e polarizuar dhe larg nga angazhimet deklarative të subjekteve relevante politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës për reformat ne media.

Gjatë javës së kaluar, afera “Spasov” ka pohuar se nuk ka reforma të cilat do të thonë kthim  të standardeve profesionale dhe parimeve për informim objektiv, të vërtetë dhe të balancuar të publikut. Mediat pro-qeveritare qëndruan në mbrojtje të hapur të  qeverisëses VMRO-DPMNE dhe ministrit plotësues Dime Spasov . Komentet me sulme të ashpra të opozitës dhe akuzimet se LSDM dhe ministri Oliver Spasovski janë krijues të skenarëve të rreme, i ngjanin regjisë filmime me skenografi mediatike.

Monika Taleska

CIVICA
govor
govor
CIVIL
CIVIL
  • CIVILI i Gjelbër
  • PËR Civilin
  • Resurse
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

© 2022 GREENCIVIL

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • POLITIKA TË GJELBRA
  • EDUKIM
  • Drejtësi sociale
  • Ekologji
  • Qëndrim
  • Analiza
  • mk
  • sq
  • en

© 2022 GREENCIVIL

  • mk
  • sq
  • en
✕
Green CIVIL

FREE
VIEW