Education Blog
  • Ballina
  • Aktuale
  • Drejtësi sociale
  • Ekologji
  • Qëndrim
  • Analiza
  • mk
  • sq
  • en
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Drejtësi sociale
  • Ekologji
  • Qëndrim
  • Analiza
  • mk
  • sq
  • en
No Result
View All Result
Green CIVIL
No Result
View All Result
Home HBS-AL

Sindikatë: Vallë kompania e re Media Print DOOEL do të punësojë vetëm gazetarë të “përshtatshëm”?

24/04/2017
in HBS-AL, Newsroom
Вработените во МПМ штрајкуваат, издаваат весници и ја очекуваат ветената плата!
Share on FacebookShare on Twitter

Sindikata e kompanisë për media – Media Print Makedonija (MPM) kërkon takim me menaxherët, pas lajmit nga Agjencia për punësim, se kompania e re Media Print DOOEL do të punësojë 55 gazetarë dhe redaktorë.

“Lajmin e kuptuam nga kanalet tona, ndërsa pronarët e MPM kanë dërguar mail vetëm deri te redaktorët e gazetave ditore, në të cilin mail u është treguar se të gjithë gazetarët mund të dërgojmë CV dhe të konkurrojmë. Por, ne jemi të habitur nga fakti që MPM edhe më tej vazhdon të na injorojë. Thjeshtë, nuk kemi fare informata se cilat janë qëllimet e Aleksandar Dinev, i cili ka regjistruar firmë të re Media Print DOOEL në adresë shtëpiake, e cila tani ka shpallur punësime për gazetarët në të cilën sipas kësaj, të gjithë mundemi të aplikojmë”, thotë Ljubisha Stankoviq, presidenti i sindikatës së “Utrinski vesnik”.

Gjatë këtij mëngjesi, të gjithë gazetarët nga gazetat ditore “Utrinski vesnik”, “Dnevnik” dhe “Vest” kanë dalë në protesta dhe kanë takuar takim zyrtar me Srgjan Kerimin (MPM) DHE Aleksandar Dinev (Media Print DOOEL).

“Nuk besoj se do të mbahet takimi, megjithatë, ne insistojmë të mbahet. Na nevojiten informata të sakta. Me siguri se asnjë gazetar nuk do të jetë i penguar nëse dëshirën të aplikojë, por megjithatë, duhet të dihet se cilat do të jenë kushtet për më tej. Ose, thjeshtë, ky është tentim i pronarëve të MPM të bëjnë pastrim, t’i afrojnë të “përshtatshmit”, ndërsa të “papërshtatshmit t’i tërheqin anash, deklaroi Stankoviq, duke e përcjellë qëndrimin e Sindikatës.

Të punësuarve në MPM ende nuk u është paguar rroga për muajin mars, honoraret për janar, ndërsa korrespondentët janë të fundit në listëm për pagesë të punës, theksojnë të punësuarit në MPM.

Lajmi për punësimet e reja në kompaninë Media Print DOOEL, e formuar tani shpejtë, është vetëm vazhdim i ngjarjeve turbulente në MPM. Tre  gazetat ditore nga kjo kompani dikur ishin sinonim për informim të balancuar, objektiv dhe profesional. Ndikimi i pushtetit në punën e gazetave të sotme, lehtë vërehet, edhe pse një pjesë e profesionistëve gazetarë ende janë gardi i informimit të kamotshëm profesional.

Monika Taleska

 

   

 

Tags: gazetarë të papërshtatshëmgazetarë të përshtatshëmpastrimshkarkimeАлександар ДиневВестДневникМедиа Принт ДООЕЛ
CIVICA
CIVICA
govor
govor
CIVIL
CIVIL
  • CIVILI i Gjelbër
  • PËR Civilin
  • Resurse
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

© 2022 GREENCIVIL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Drejtësi sociale
  • Ekologji
  • Qëndrim
  • Analiza
  • mk
  • sq
  • en

© 2022 GREENCIVIL

  • mk
  • sq
  • en
✕
Green CIVIL

FREE
VIEW