Filip Temellkovski, kryetari i Komunës së Kisella Vodës, në konferencën Veprim – Integrim, foli për pjesëmarrjen qytetare dhe reformat demokratike, dhe si do të mundeshin komunat vetë të kontribuojnë në raport me atë.
“Për momentin ne i kemi takimet me qytetarët, nëpër bashkësi urbane dhe lokale, kur flasim për buxhetin për vitin 2019. Kur do t’i mbarojmë edhe ata takime planifikohen rresht takime me grupe qëllimi, siç janë organizatat jo qeveritare dhe shoqatat qytetare, që të mundemi t’i kyçim të gjithë bashkë në buxhetin. Ajo është një nga veglat që ne si komunë e kemi që të mund t’i kyçim qytetarët sa më tepër në sjelljen e vendimeve”, deklaroi Temellkovski.
Temellkovski fliste për këshillat nëpër bashkësitë urbane dhe lokale, të cilat sipas tij, shumë rrallë përdoren, dhe se përvoja e tyre deri tani tregon se atje ku janë zgjedhur këshilltarë nëpër bashkësi urbane dhe lokale, të cilët e duan punën e tyre dhe komunën, ka sukses më të madh në sjelljen e vendimeve dhe zgjidhjen e problemeve, sesa në vendet ku ka njerëz “për hatër” të vendosur në ata pozita.
“Për fat të keq nuk kemi moratorium, por njëjtë sikur të kemi, sepse në katër vitet e kaluara nuk është sjellë asnjë plan urbanistik që është pajtuar me atë gjeneral. Ajo donë të thotë se në mbi 70 për qind nga territori i komunës së Kisella Vodës ligjërisht nuk mund të ndërtohet, dhe as nuk ndërtohet, por ndërtohet vetëm në periferi ku i kemi aktet e përgjithshme dhe tre plane detale urbanistike që janë sjellë, por edhe më mirë edhe mos të ishin”, deklaroi Temellkovski.
Sipas Temellkovskit në raport me rritjen e nacionalizmit dhe si të luftojnë komunat, ai deklaroi se Republika e Maqedonisë ka ligje shumë të mira, por se askush nuk i lexon dhe nuk i zbaton, dhe se në vetë funksionimin e komunave janë dhënë vegla si bashkësitë lokale, këshilla të bashkësitë lokale, ditë të hapur ose këshillë për preventim.
“Ajo këshillë për preventim mund ta përdorim ku janë paraparë njerëz të cilët janë të dallueshëm në komunat tona, përdoret për luftë kundër nacionalizmit dhe rritjes së diskriminimit dhe gjithë tjetër.
Kur flitnim edhe për barazinë gjinore, gjithashtu në Ligjin parashikohet se duhet të keni komision për barazi gjinore në përbërje të komunës së Kisella Vodës, dhe ne e kemi atë komision, i cili funksionon”, shtoi Temellkovski.
“Unë ndoshta isha i vetmi kryetar në kampanjë që nuk thoshte se nuk do të ndërtohet. Të jemi të sinqertë, në komunat, posaçërisht në komunat e Shkupit, 70 për qind nga të hyrat janë prej ndërtimit, por ka edhe mënyrë se si ai ndërtim të jetë normal dhe të bëhen disa standarde me të cilat ju do të bëni edhe rritje të përmbajtur në komunat, normalisht edhe të qytetit të Shkupit, ndërsa më pas të shpëtohen edhe ata norma për jetesë normale”, deklaroi Temellkovski.
Konferencën #VeprimIntegrim për vlera evropiane, alternativa të gjelbra dhe antinacionalizëm e organizoi CIVIL – Qendra për liri në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania.
Angella Petrovska
kamerë: Atanas Petrovski
Montazh: Bunjamin Kamberi
This post is also available in: MacedonianEnglish