Kumanovarët janë të ndarë rreth qëndrimit për nacionalizmin në Kumanovë.
“Nuk ka. Nuk duhet, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë! Këtu dihet të jetojmë, nuk kemi tjetër vend!”, thotë një kumanovar, duke shtuar se bashkëjetesa në Kumanovë është në nivel të duhur.
“Jetohet disi, ata na respektojnë ne, ne ata, nuk përzihemi në jetët e tyre dhe kjo është…”, thotë një Kumanovare.
“Disa e konsiderojnë veten si tonët, tjerë si të atyre. Pastaj flasin për tonët dhe të atyre. Për mua nuk ka tonët dhe të atyre, për mua të gjithë janë të njëjtë. Kam miq nga nacionalitete të ndryshme, me të cilët shpesh diskutojmë për këtë dhe të gjithë jenë me të njëjtin mendim, se këtë e bënë politikanët, e jo qytetarët”, thotë një kumanovar tjetër. Ai thotë se politikanët duhet të bëjnë ndryshime, të flasin për bashkësinë dhe jetën e përbashkët, por në vend të kësaj, ata vetëm publikisht flasin kështu, ndërsa në prapavijë fare nuk është ashtu.
“Nuk ka nacionalizëm”, “Ka, si nuk ka?”, Ka, jo vetëm në Kumanovë por gjithandej! Ka bashkëjetesë, vetëm kur dëshirohet”, “Edhe pyet…?”, janë disa nga përgjigjet e qytetarëve të Kumanovës.
Kjo anketë është pjesë vargut të anketave të cilat në periudhën e ardhshme do t’i realizojë në kornizat e projektit “Ardhmëri e gjelbër”, të cilin CIVIL -Qendra për Liri e zbaton në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell nga Sarajeva. Qëllimi i këtij projekti është të përmirësohet perceptimi publik dhe njohuria për konceptin e shoqërisë që i kultivon vlerat e gjelbra, drejtësinë sociale dhe antinacionalizmin.
Maja Ivanovska
Kamera: Dehran Muratov
This post is also available in: MacedonianEnglish