CIVILI vazhdon me dinamikë të njëjtë të organizojë ngjarje, të udhëtojë nëpër vendin me info stenda për komunikim të drejtpërdrejtë me qytetare(ë)t, ndërsa kësaj jave do të mbajë edhe një punëtori ( të fundit nga seria) me titullin “Ardhmëri e gjelbër”.
Punëtoria e fundit do të mbahet më 15 tetor në komunën e Strumicës me fillim në ora 13 në sallën e vogël të Komunës. Punëtoria “Ardhmëri e gjelbër” është mundësi për të gjithë qytetarët aktivë pavarësisht nga vijnë, janë pjesë e sektorit joqeveritar, ose partie, ti paraqesin qëndrimet dhe propozimet e tyre për drejtësi sociale, vlera të gjelbra dhe kundër nacionalizmit.
Në pjesën punuese të kësaj ngjarje, do të hapet diskutim për çështjet lidhur me promovimin dhe praktikimin e vlerave evropiane dhe alternativat e gjelbra, në pritje të proceseve për integrimin e Maqedonisë në BE.
CIVILi në këto punëtori u bën thirrje të gjitha organizatave qytetare, iniciativave të gjlebra, partive politike, mediave, aktivistëve dhe qytetareve dhe qytetarëve të interesuar.
Agjenda e ngjarjes dyorëshe në fillim parashikon termin prej 15 minutash për deklarata për media, e menjëherë pastaj fillojnë sesionet në të cilat nuk lejohet incizim video dhe audio. Pas prezantimit të projektit “Ardhmëri e gjelbër” dhe lidhshmërisë mes vlerave evropiane dhe të gjelbra, drejtësisë sociale dhe ekologjike, do të hapet diskutim në temat: “Vlera të gjelbra në nivel lokal dhe qendror: gjendje, sfida dhe perspektiva”, dhe “ Pjesëmarrja qytetare në proceset shoqërore për mbështetje të reformave demokratike, alternativave të gjelbra dhe antinacionalizmit”.
This post is also available in: Macedonian