Education Blog
  • ДОМА
  • АКТУЕЛНО
  • ЗЕЛЕНИ ПОЛИТИКИ
  • ЕДУКАЦИЈА
  • СОЦИЈАЛНА ПРАВДА
  • ЕКОЛОГИЈА
  • СТАВ
  • АНАЛИЗИ
No Result
View All Result
  • ДОМА
  • АКТУЕЛНО
  • ЗЕЛЕНИ ПОЛИТИКИ
  • ЕДУКАЦИЈА
  • СОЦИЈАЛНА ПРАВДА
  • ЕКОЛОГИЈА
  • СТАВ
  • АНАЛИЗИ
No Result
View All Result
Green CIVIL
No Result
View All Result
Home Aktuale

Pesë vite nga protesta më e madhe qytetare në historinë e Maqedonisë ( 17 maji 2015)

18/05/2020
in Aktuale, Qëndrim
Pesë vite nga protesta më e madhe qytetare në historinë e Maqedonisë ( 17 maji 2015)
Share on FacebookShare on Twitter

Para pesë viteve, më 17 maj të vitit 2015 në Shkup u mbajt protesta më e madhe qytetare kundër regjimit të Nikolla Gruevskit. Sipas vlerësimeve të mediave të huaja, në protestë dolën mes 70 dhe 100 mijë qytetare dhe qytetarë. Me sloganin #PoVijmë! Qytetarët paralajmëruan luftë të ashpër për liri dhe demokraci, ndërsa mënyra e vetme për çlirimin e shtetit nga regjimi, ishte të rrënohet regjimi.

CIVILi si organizatë për të drejtat e njeriut ishte pjesë e iniciativës “Qytetarët për Maqedoninë”. Në skenën para një numri të madh qytetarësh, u drejtuan aktivistë për të drejtat e njeriut, mes të cilëve edhe presidenti i organizatës, Xhabir Deralla, anëtari i përhershëm i organizatës, Petrit Saraçini, kolumnistja e CIVIL Media, prof. Mirjana Najçevska.  Në protestë u vërejtën shumë flamuj dhe transparente, por asnjë nga partitë politike.

“Sot erdhëm pas lirisë sonë! Rruga është e qartë: dorëheqje, gjykim i drejtë, sekuestrim dhe burg”, porositi Deralla nga foltorja para demonstruesve.

Pas protestës, disa mijëra protestues mbetën para qeverisë dhe e filluan Kampin e lirisë, i cili ekzistoi gjashtëdhjetë ditë, por lufta me regjimin e Gruevskit vazhdoi edhe më tej.

Edhe sot, pesë vite më pas, Civili edhe më tej mbete në vijën e parë dhe lufton pa kompromis për shoqëri të lirë dhe demokratike. Ndërkohë, u ndërrua pushteti, por përgjegjësit për krimet e dekadës, ende nuk dolën para drejtësisë. Gruevski fitoi statusin e azilantit në Budapestë, madje edhe të drejtë vote, ndërsa disa nga kriminelët akoma janë në pushtet, duke e shfrytëzuar qeverinë teknike dhe duke e prolonguar datën për zgjedhje.

VMRO-DPMNE, edhe pse formalisht ka president të ri, ndikimi i Gruevskit është kyç dhe ndjehet edhe nga larg.

Mbetemi të përkushtuar ndaj luftës sonë deri në fund!

Ekipi i Civilit për komunikim

govor
CIVICA
govor
CIVIL
CIVIL
  • Зелен ЦИВИЛ
  • За ЦИВИЛ
  • РЕСУРСИ
  • ИМПРЕСУМ
  • Контакт

© 2022 GREENCIVIL

No Result
View All Result
  • ДОМА
  • АКТУЕЛНО
  • ЗЕЛЕНИ ПОЛИТИКИ
  • ЕДУКАЦИЈА
  • СОЦИЈАЛНА ПРАВДА
  • ЕКОЛОГИЈА
  • СТАВ
  • АНАЛИЗИ

© 2022 GREENCIVIL