CIVILi u bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve, bashkëpunuesve dhe të gjithë qytetarëve ti ndajnë pritjet, propozimet dhe kërkesat për Qeverinë e ardhshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky aksion i ri titullohet: “Forumi qytetar për pjesëmarrje në krijimin e politikave të qeverisë”.
Artikujt më të mirë do të publikohen, dhe autorët e teksteve dhe artikujve me cilësi më të lartë do të marrin kompensim monetar (honorar), sipas projektit dhe mundësive buxhetore të organizatës.
Çfarë qeverie pritni të formojë mandatari? Çfarë duhet të bëjë qeveria, çfarë programi duhet të sjell? Çfarë është më me rëndësi për qytetaret dhe qytetarët? Si të realizohet kjo?
Të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë dhe të bëjnë propozime në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut, gjyqësorit, marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare, sistemin zgjedhor, drejtësinë shoqërore, arsimin, shëndetësinë, kulturën, ekonominë, proceset euro-atlantike, marrëdhëniet ndërkombëtare, diasporën, sigurinë, luftën kundër korrupsionit dhe kërcënimet hibride, si dhe fushat e tjera me interes për qytetarët.
Preferohet që artikujt të përqendrohen në një temë. Pjesëmarrësit në këtë veprim për mbjedhje të mendimeve, sugjerimeve dhe kërkesave, mund të nënshkruajnë dhe dërgojnë një fotografi me shënim të shkurtër biografik (maksimum 10 rreshta), mund të incizojnë edhe video adresim, por gjithashtu mund të kërkojnë të mbeten anonimë. Gjithashtu, ekipi i produksionit mediatik është në dispozicion për të regjistruar të interesuarit. Artikujt duhet të dërgohen në [email protected] me shënimin: “Forumi Qytetar për pjesëmarrje në krijimin e politikave të qeverisë”.
Artikujt duhet të jenë të realtë dhe të drejtuara nga masat dhe proceset që janë aktuale dhe të realizueshme, posaçërisht në kontekstin e vendeve fituara nga partitë në Kuvend.
This post is also available in: MacedonianEnglish