Bogovinës, Albon Xhemaili. Xhemaili për CIVILin e gjelbër thotë se çështjet mjedisore gjithmonë duhet të merren parasysh në kontekstin e të drejtave dhe lirive të njeriut.
CIVILI I GJELBËR: Cilat janë perspektivat e gjelbra të komunës tuaj?
Xhemaili: Si perspektiva të gjelbërta do të kisha cekur mirëqenie sociale për të gjithë banorët e komunës pa dallim kombësie, të drejta për arsimim në shkolla bashkëkohore dhe moderne, të drejta për ambient të pastër dhe të gjelbërt për shëndetësi, kulturë etj.
CIVILI I GJELBËR: Kur flasim për vlerat e gjelbërta, dihet që ato nuk i referohen vetëm mbrojtjes së mjedisit, e cila, nga ana tjetër, shpesh ngatërrohet me termat që lidhen me higjienën komunale. Vlerat e gjelbra nënkuptojnë respektimin e dinjitetit njerëzor, që do të thotë drejtësi shoqërore dhe anti-nacionalizëm, strategji për zhvillim të qëndrueshëm, që do të thotë braktisje e parimeve të kapitalizmit liberal … Sa dinë, sipas analizës suaj, politikanët në vendin tonë?
Xhemaili: Vlerat e gjelbërta sipas mendimit tim janë vlera të përbashkëta me ato europiane, që do të thotë se nuk ka politikan në vendin tonë që nuk është i njohur me vlerat europiane, mirëpo në rrethana të caktuara shpesh këto vlera europiane apo vlera te gjelbërta nuk mirren parasysh për disa fakte siç janë: interesat personal ose partiak, mungesa e mjeteve financiare për t’u realizuar vlerat e gjelbërta etj.
CIVILI I GJELBËR: Qëndrimi juaj në lidhje me tensionet në rritje politike dhe të motivuara etnikisht në vendin tonë? Kë mbështesin ata dhe kush humbet?
Xhemaili: Tensione me motive etnike dhe politike fatkeqësisht ka pasur gjithmonë në vendin tonë dhe personalisht mendoj se kjo vjen deri aty për arsye se Qeveria apo institucionet kryesore në vend nuk e respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por përkundrazi ka pasur raste kur edhe në vend që gjuha e urrejtjes të dënohet, ata janë motivuar. Përfitime nga këto tensione kanë partitë politike, kurse humbës është e gjithë shoqëria.
CIVILI I GJELBËR: Çfarë duhet bërë në këtë drejtim?
Xhemaili: Tensione politike dhe etnike kanë pasur edhe shtetet perëndimore, mirëpo ato në njëfarë mënyre i kanë tejkaluar ato dhe mendoj se duke përfituar nga përvoja e tyre dhe mënyra se si ata kanë arritur t’i tejkalojnë këto probleme, mund që shumë lehtë edhe vendi jonë t’i tejkalojë edhe atë në një periudhë më të shkurtër se ata, pasiqë mund të mësojmë edhe nga gabimet e tyre.
përpunimi i tekstit: D. Tahiri
This post is also available in: Macedonian