Në konferencën e “gjelbër” të CIVIL-it të titulluar “Shoqëri e gjelbër për të gjithë” në organizim të CIVILit do të bëhet fjalë për vlerat e gjelbra, antinacioalizmin, drejtësinë sociale, mediat dhe dezinformatat. Bëhet fjalë për Konferencë vjetore për vlerat e gjelbra, që mbahet pesë vite me radhë në fund të muajit tetor. Edicioni i konferencës së këtij viti do të mbahet të enjten, 28 tetor, me fillim në ora 12, në hotelin “Park Residence” ( pas stadiumit të futbollit), në sallën New York.
Si çdo vit, në konferencat e “gjelbëra” të CIVIL-it, flasin përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve, qeverisë, partive politike dhe iniciativave nga vendi, por edhe nga rajoni. Ashtu si vitin e kaluar, edhe kjo konferencë e CIVIL-it po mbahet në kushte të jashtëzakonshme – mes dy raundeve të zgjedhjeve lokale në vend.
Uniteti i ideve dhe i veprimit mbi vlerat e gjelbra, antinacionalizmi dhe drejtësia sociale, janë temat mbi të cilat folësit do të paraqesin pikëpamjet, analizat dhe përvojat e tyre. Në mesin e folësve janë profesoresha universitare Mirjana Najçevska, aktivistja Mersiha Smailoviq, Bllagica Dimitrovska nga OJQ Inkluziva, kryetarja e partisë DOM Maja Moraçanin, Astrit Istrefi nga Ballkan Forum, Kosovë, koordinatori nacional për interkulturalizëm, Robert Allagjozovski, Sllagjan Penev nga Forumi CSRD, Millosh Dimitrovski nga Izvor – Kratovë, gazetarët veteran Zoran Ivanov dhe Aleksandar Nikoliq Pisarev, Filip Stojanovski nga Metamorfozis, Petrit Saraçini, Dehran Muratov, Dijana Tahiri dhe Xhabir Deralla nga CIVILi.
Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen Facebook dhe në kanalin YouTube të CIVILit.
Ngjarja është pjesë e projektit me të njëjtin emër, i zbatuar nga njësia organizative GREEN CIVIL, në partneritet me Fondacionin Heinrich Bеll.
Vegëza për Fejsbuk ngjarjen për Konferencën