Education Blog
  • Ballina
  • Aktuale
  • Drejtësi sociale
  • Ekologji
  • Qëndrim
  • Analiza
  • mk
  • sq
  • en
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Drejtësi sociale
  • Ekologji
  • Qëndrim
  • Analiza
  • mk
  • sq
  • en
No Result
View All Result
Green CIVIL
No Result
View All Result
Home Aktuale

Ngjarje onlajn e CIVILit: Ekonomia qarkulluese – potencialet dhe sfidat për gjeneratat e ardhshme

25/05/2022
in Aktuale, Ekologji
Share on FacebookShare on Twitter

CIVILi organizon ngjarje online me temë “Ekonomia qarkulluese: Potencialet dhe sfidat për gjeneratat e ardhshme” më 26 maj 2022, me fillim nga ora 12:00. Në këtë ngjarje do të flasin kryetarja e partisë DOM, Maja Moraçanin, përfaqësuesja e komunitetit të ekspertëve, dr. Ivana Llozanovska dhe presidenti i Civilit, Xhabir Deralla.

Çfarë është ekonomia qarkulluese, sa e zbatueshme është në ekonomitë kombëtare dhe lokale, veçanërisht në rastin e vendeve të varfra, sa është e mundur në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës dhe kushteve të tjera ekonomike, ushtarake, politike dhe të tjera – janë disa nga pyetjet lidhur me këtë temë, thonë organizatorët e manifestimit që është pjesë e Javës së Ekonomisë Qarkulluese në Ballkanin Perëndimor, e cila mbahet nga 23 deri më 27 maj në  gjithë Ballkanin Perëndimor.

Java e Ekonomisë qarkulluese e Ballkanit Perëndimor është nisma e parë rajonale që bashkon aktorë të ndryshëm në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Fokusi i kësaj nisme është ekonomia qarkulluese dhe zhvillimi i qëndrueshëm, dhe organizohet nga anëtarë të komunitetit Logex nga i gjithë rajoni, me iniciativë të Forumit Ballkanik nga Kosova.

Komuniteti LogEx u themelua në dhjetor të vitit 2021. Është një partneritet ndërmjet universiteteve dhe akademikëve, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve të biznesit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe diaspora e rajonit. Si një komunitet i diversitetit, LogEx punon tejkalimin e hendekut midis arsimit të lartë dhe tregut të punës në rajonin e Ballkanit Perëndimor. LogEx lehtëson mësimin dhe bashkëpunimin dhe punon për ndërtimin e kapitalit njerëzor, forcimin e ekonomisë qarkulluese, reduktimin e papunësisë dhe të migracionit.

Vegëza: Facebook ngjarje 

This post is also available in: MacedonianEnglish

CIVICA
CIVICA
govor
govor
CIVIL
CIVIL
  • CIVILI i Gjelbër
  • PËR Civilin
  • Resurse
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

© 2022 GREENCIVIL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Drejtësi sociale
  • Ekologji
  • Qëndrim
  • Analiza
  • mk
  • sq
  • en

© 2022 GREENCIVIL

  • mk
  • sq
  • en
✕
Green CIVIL

FREE
VIEW