Education Blog
  • Ballina
  • Aktuale
  • Drejtësi sociale
  • Ekologji
  • Qëndrim
  • Analiza
  • mk
  • sq
  • en
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Drejtësi sociale
  • Ekologji
  • Qëndrim
  • Analiza
  • mk
  • sq
  • en
No Result
View All Result
Green CIVIL
No Result
View All Result
Home Aktuale

Java e ekonomisë qarkulluese në Ballkanin Perëndimor 2024: CIVIL-i me prodhim mediatik dinamik, ngjarje publike rajonale dhe analizë e perspektivave në kushte luftërash dhe pasigurie

Java e ekonomisë qarkulluese në Ballkanin Perëndimor 2024 mbahet nga 27 deri më 31 maji, në temën: Ura të qëndrueshme: Bashkim, Ngritje, Plotësim”

21/05/2024
in Aktuale, POLITIKA TË GJELBRA
Java e ekonomisë qarkulluese në Ballkanin Perëndimor 2024: CIVIL-i me prodhim mediatik dinamik, ngjarje publike rajonale dhe analizë e perspektivave në kushte luftërash dhe pasigurie
Share on FacebookShare on Twitter

Java e tretë vjetore e ekonomisë qarkulluese në Ballkanin Perëndimor do të mbahet nga 27 deri më 31 maji, 2024. Tema e këtij viti është “Ura të qëndrueshme: Bashkim, Ngritje, Plotësim”.

Organizatat nga vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtare të komunitetit LogEx, do të mbajnë një varg aktivitetesh paralele me të cilat do ti promovojnë praktikat dhe dijenitë e mira, por edhe sfidat dhe perspektivat e ekonomisë qarkulluese në rajon.

Nisma rajonale LogEx, komunitet i formuar nga Ballkan Forum, ka për qëllim revolucionarizimin e qasjes së Ballkanit Perëndimor drejt zhvillimit të qëndrueshëm, përmes promovimit të praktikave të ekonomisë qarkulluese. Me bashkimin e aktorëve të ndryshëm, duke e përfshirë edhe akademinë, organizatat qytetare, mediat, biznesin dhe ekspertët, Java e Ekonomisë Qarkulluese ka për qëllim inkurajimin  e bashkëpunimit dhe nxitjen e ndryshimeve të rëndësishme në rajon.

CIVIL-i edhe këtë vit do të zbatojë program të begatë gjatë Javës së Ekonomisë Qarkulluese në Ballkanin Perëndimor.

Duke filluar nga e hëna, 27 maj, platforma mediatike e CIVIL-it do të publikojë përmbajtje edukative të lidhura me ekonominë qarkulluese. Njëkohësisht, do të publikojë një seri intervistash me fokus mbi perspektivat e kësaj fushe ekonomike në të ardhmen.

Analiza me temën “Ekonomia rrethore në kohë lufte dhe pasigurie”, është në përgatitje e sipër.

CIVIL-i do ta përmbyll  javën e aksionit në gjithë rajonin më 31 maj, me një ngjarje publike me të njëjtën temë, ku do të prezantohen analizat, si dhe aktivitetet e organizatave anëtare të rrjetit LogEx nëpër gjithë rajonin.

Synimi kryesor i CIVIL –it në kuadër të nismës rajonale është të kontribuojë në forcimin e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë dhe perspektivat e ekonomisë së gjelbër, gjegjësisht, qarkulluese, duke identifikuar sfidat e vendosura nga luftërat, konfliktet dhe krizat tjera siç është agresioni rus kundër Ukrainës, lufta hibride kundër Perëndimit dhe konflikti në Rripin e Gazës.

Komuniteti LogEx, i krijuar në dhjetor 2021, është një partneritet i dedikuar për tejkalimin e hendekut midis arsimit të lartë dhe tregut të punës në Ballkanin Perëndimor. Duke u fokusuar në ndërtimin e kapitalit njerëzor, forcimin e ekonomisë qarkulluese  dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm, komuniteti LogEx synon të krijojë një të ardhme më të ndritur për rajonin.

Anëtaret e komunitetit LogEx : The Balkan Forum (BP), Build Green Group (Shqipëri), CENER 21, COD Jajce (Bosnja dhe Hecegovina), CIVIL / Green CIVIL (Maqedonia e Veriut), Universum International College (Kosova), YIHR (Serbia), ADP-Zid (Mali i Zi).

This post is also available in: MacedonianEnglish

CIVICA
CIVICA
govor
govor
CIVIL
CIVIL
  • CIVILI i Gjelbër
  • PËR Civilin
  • Resurse
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

© 2022 GREENCIVIL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Drejtësi sociale
  • Ekologji
  • Qëndrim
  • Analiza
  • mk
  • sq
  • en

© 2022 GREENCIVIL

  • mk
  • sq
  • en
✕
Green CIVIL

FREE
VIEW