CIVIL-i i GJELBËR mbajti konferencë rajonale “Më jepni pesë për ardhmëri më të mirë!” (Give me Five for a Better Future!) në të cilën morën pjesë përfaqësues ekspertë dhe aktivistë qytetarë nga rajoni.
Në konferencën online pjesëmarrësit e theksuan rëndësinë e ekonomisë qarkulluese dhe praktikat e qëndrueshme në rajon dhe në Ballkanin Perëndimor. Përmes vizuelizimit, ata prezantuan se si përpjekjet individuale dhe kolektive mund të kontribuojnë për ardhmëri më të mirë.
Përmes shembujve të nismave dhe projekteve të suksesshme që promovojnë riciklimin, ripërdorimin dhe menaxhimin e përgjegjshëm të burimeve, CIVIL-i i Gjelbër, bashkë me partnerët nga rrjeti LogEx, kontribuan në frymëzimin dhe motivimin e qytetarëve, institucioneve dhe bizneseve për të marrë një rol aktiv në kalimin drejt një shoqërie më të qëndrueshme.
“Më jepni pesë për ardhmëri më të mirë!” shërben si një thirrje për veprim, duke kujtuar se çdo hap i vogël drejt qëndrueshmërisë është një kontribut i rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për brezat e ardhshëm.
Pjesëmarrës në konferncën ishin Gazmend Bërlajolli, drejtor ekzekutiv i Ballkan Forum, Kosovë, Xhabir Deralla, CIVIL, Saxhida Hafizoviq CENER 21 nga Bosnja dhe Hercegovina, Belisa Haxhiu nga Build Group, Shqipëri, dhe Katerina Ilijoska, Western Balkans Circular Economy Hub.
CIVIL-i në “Javën e Ekonomisë Qarkulluese” mori pjesë me prodhim të begatë mediatik, me kyçjen e palëve të angazhuara dhe prezantime të praktikave më të mira për promovimin e ekonomisë qarkulluese, me pjesëmarrje të vendimmarrësve, ekspertëve, praktikuesve dhe shoqërisë qytetare.
LogEx janë: The Balkan Forum (Kosovë), CIVIL / Green CIVIL (Maqedonia e Veriut), Build Green Group (Shqipëri), CENER 21, COD Jajce (Bosnje dhe Hercegovinë), Universum International College (Kosovë), Zero Waste Montenegro (Mali i Zi), YIHR Serbia (Serbi).
Përmbajtja është pjesë e projektit të CIVIL-t / CIVIL-i i Gjelbër “Më jepni pesë!” në kuadër të nismës së madhe rajonale për të shënuar Javën e Ekonomisë Qarkulluese në Ballkanin Perëndimor (26 maj – 1 qershor 2025) nën moton “Nga zgjidhjet lokale te ndikimi rajonal”, zbatuar nga rrjeti rajonal LogEx, anëtar i të cilit është CIVIL-i, me nismën e organizatës së njohur të think tank-ut Ballkan Forum nga Kosova, dhe me mbështetjen e Fondit Rockefeller Brothers nga SHBA.
This post is also available in: MacedonianEnglish