Ekonomia qarkulluese është një sistem prodhimi dhe konsumi që synon zgjatjen e ciklit jetësor të produkteve, materialeve dhe burimeve përmes ripërdorimit, rinovimit, riciklimit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të tyre, duke zvogëluar në këtë mënyrë mbeturinat dhe ndikimet negative në mjedis.
Për të arritur qëllimet (sisteme të qëndrueshme ekonomikisht dhe mjedisor) të ekonomisë qarkulluese, theksi vihet në të menduarit inovativ në të gjitha proceset e prodhimit, në të menduarit sistematik, në zgjatjen e jetëgjatësisë së produkteve, si dhe në procesin e riciklimit.
Pesë parime të ekonomisë rrethore (koncepti 5R)
Rethink (Rimendo) | Të rimendosh se si e shfrytëzoni dhe krijoni konsumin | Të ndryshohet qasja: Të zgjidhet mënyrë e qëndrueshme e jetës, të krijoihen produkte me mbeturina më të vogla dhe afat më të gjatë. | |
|
Të refuzosh diçka që nuk të duhet ose që krijon mbeturina | Refuzo plastikë për përdorim të njëhershëm, paketime të panevojshme, materiale promovuese që janë mbeturina | |
Reduce (Redukto) | Të reduktoni sasinë e mbeturinave dhe resurset që i përdorni | Bleni më pak, zgjidh produkte me më pak paketim, kurse energji dhe ujë. | |
Reuse (Ripërdor) | Të përdorni diçka disa herë në vend se ta hudhni |
|
|
Recycle (Riciklo) | Përpunoni mbeturinat dhe shndërroni në produkte të reja. | Ndani mbeturinat ( letër,plastikë, metal), dërgoni në riciklim dhe mbështetni prodhimin e produkteve nga materiale të ricikluara. |
-
(Rethink) Rimendo
Rimendimi do të thotë të ripërcaktojmë zakonet dhe zgjedhjet tona kur bëhet fjalë për konsumin dhe gjenerimin e mbeturinave. Në vend që të blejmë automatikisht produkte të reja ose të pranojmë gjithçka që na ofrohet, duhet të shqyrtojmë nëse na duhen vërtet produkte dhe nëse ka alternativa më të qëndrueshme.
Për shembull, në vend që t’i zëvendësojmë telefonat ose veshjet për çdo vit, mund t’i përdorim më gjatë, t’i riparojmë ose të blejmë produkte cilësore që zgjasin. Në kompani, parashikimi mund të nënkuptojë gjithashtu optimizimin e proceseve për të zvogëluar mbeturinat gjatë prodhimit, zgjedhjen e materialeve që janë më pak të dëmshme për mjedisin dhe planifikimin e produkteve në mënyrë që ato të kenë një jetëgjatësi më të madhe. Ky hap është baza për zhvillim të qëndrueshëm dhe ekonomi qarkulluese.
Në praktikë, ne mund ta zvogëlojmë konsumimin dhe grumbullimin e gjërave që nuk na duhen nëse sa herë që jemi gati të dalim nga shtëpia e pyesim veten:
- Çfarë më duhet vërtet sot?
- Si do të ndikojë zgjedhja ime në natyrë, në vendin tim të banimit?
Përmbajtja është pjesë e projektit të CIVIL-t / CIVIL-i i Gjelbër “Më jepni pesë!” në kuadër të nismës së madhe rajonale për të shënuar Javën e Ekonomisë Qarkulluese në Ballkanin Perëndimor (26 maj – 1 qershor 2025) nën moton “Nga zgjidhjet lokale te ndikimi rajonal”, zbatuar nga rrjeti rajonal LogEx, anëtar i të cilit është CIVIL-i, me nismën e organizatës së njohur të think tank-ut Ballkan Forum nga Kosova, dhe me mbështetjen e Fondit Rockefeller Brothers nga SHBA.
This post is also available in: MacedonianEnglish