Shkruan: Xvezdan Georgievski
Pse do të dëshiroja, për shembull, t’i ndaj vlerat e shtetit Maqedoni. Ato qëndirme nacional -romantike, dheu në të cilin ke lindur – është atdheu yt. Unë kam lindur në Slloveni, dhe përveç faktit që kam lindur në Slloveni, nuk kam ndonjë marrëdhënie intime me atë shtet, gjegjësisht, kam sikur ndaj të gjitha shteteve tjera. Pse do të duhej të kem qasje intime ndaj Maqedonisë? Por gjithsesi, deklarohem si Maqedonas, tentoj të jetoj jetë të mirë nëkëtë shtet, që nënkupton se përpiqem të siguroj kushte të mira edhe për tjerët rreth meje dhe të krijojmë ndonjë vend të mirë, të përshtatshëm për jetesë… Mendoj se duhet të mëremi me lidhshmërinë funksionale mes njerëzve në bazë të interesave tjera që do të jenë materiale dhe shpirtërore dhe të cilat do të mundësojnë jetë më të mirë.
Çështjet e identitetit çdo herë janë të çuditshme, posaçërisht çështja e humbjes së identitetit, jo vetëm për shkak të ndonjë substance retorike që e përmban vetë çështja. Sidoqoftë, më habit edhe më tepër ftesa të flas për këtë temë në një moment të ndjeshëm dhe të rëndësishëm, gjegjësisht, në momentin e vdekjes së një njeriu të afërt. Kjo më bëri të mendoj në mënyrë ndoshta pak më filozofike dhe të mendoj – Kur e humb njeriu identitetin e tij në të vërtetë? Atëherë kur varroset në varreza, ose ndoshta qysh gjatë sëmundjes së tij kur ndryshon fiziku dhe psikologjia e karakterit të tij? Ose, ndoshta identiteti i tij mbijeton edhe pas vdekjes së tij përmes tregimeve, shkrimeve të tija ose shkrimeve për atë? Dhe, çfarë lidhje ka kjo me shtetin, kombin, përkatësinë etnike me zhdukjen tonë të pashmangshme biologjike.
Isha pjesëmarrës në një ngjarje të quajtur “Letërsi e gjallë”, në të cilën disa shkrimtarë tentonin aty për aty të bëjnë një farë letërsi të folurit ose fikcion të të folurit. Ylli i festivalit ishte shkrimtarja kroate Sllavenka Drakuliq, ndërsa tema ishte “… ime e mëparshme”. Shkrimtarja vendosi të flet për shtetin tonë të mëparshëm, Jugosllavinë. Ajo i preku çështjet e identitetit, duke e krahasuar shtetin e saj relativisht të ri – Kroacinë, me shtetin e saj amë ose shtetin e parë Jugosllavinë, me problemet e lirisë së shprehjes, të lëvizjes, me hapësirën e kufizuar, integritetin territorial.
Unë fola për Jugosllavinë, jo për shtetin tim të mëparshëm, por për cigaren time të mëparshme, për filter “Jugosllavija”. Unë i preka çështjet e identitetit përmes rastit të këtyre cigareve. Filter “Jugosllavija” është cigarja e parë filtër në Jugosllavi dhe prandaj e mban këtë emër. Është emri i parë sintetik i cigareve në Jugosllavi, sepse të gjitha cigaret para asaj janë me emra gjenerikë, gjegjësisht të gjitha atë lumenj – Morava, Vardar, Drava, Drini…, në fakt janë emra të llojeve të industrisë së duhanit në Jugosllavi, të prodhuar në Prilep.
Në vitin 1998, një nga vendimet e para të Qeverisë së Ljubço Georgievskit ishte të ndërpritet prodhimi i filtër “Jugosllavija”. Ishte vlerësuar se një numër relativisht i vogël e konsumojnë këtë cigare dhe se goditja ekonomike nuk do të jetë serioze, dhe në vend të këtyre filloi të prodhohet filtër “Makedonija”, që do të thotë se – disa përfitime politike do të ishin më të forta nga humbja ekonomike që do të pasonte me ndërprerjen e cigareve.
Pikërisht atëherë, ose pak më vonë, u ndërpre edhe prodhimi i filtër “Evropa”. Nga këto emra gjeografikë, në treg mbetën vetëm filtër “Makedonija”. Mirëpo, çfarë ndodhi? Filter “Makedonija” ishte cigare me një identitet tjetër, të veçantë, edhe vizual, krejtësisht tjetër nga “Jugosllavija”, dhe duhanpirësit e “Jugosllavija” refuzuan ta konsumojnë.
E mbaj mend se si endesha, si pa kokë, nga MT, “57”, “Rodeo”, duke kërkuar diçka që përafërsisht ngjan si “Jugosllavija”. Nga ana tjetër, “Makedonija” ishte njëjtë si “Jugosllavija”, e punuar nga duhani i zi, cigare e lirë e cila nuk mundej t’i tërheq duhanpirësit që veç më ishin të mësuar ose kishin identitet personal të duhanpirjes me cigare tjera, e nuk mundej të tërheq të ri, sepse me të vërtetë nuk kushtonte shumë. Kaluan disa muaj dhe dikujt në Qeveri i kishte rënë ndërmend dhe pa shumë zhurmë e ndërprenë “Makedonija” dhe ato u zhdukën nga tregu, e në vendin e tyre erdhën filtër “Oriental”.
Filter “Oriental” e kishte integritetin e njëjtë vizual të filtër “Jugosllavija”, e njëjta kuti, ngjyra e njëjtë, grafika e njëjtë dhe cilësia ose jo-cilësia e cigares. Unë menjëherë u transferova në filtër “Oriental”, dhe sinqerisht, emri nuk më pëlqente shumë, ka një simbolikë negative, kthim nga Orienti, por kjo është temë tjetër, por as nuk më pengonte emri i ndryshuar. Të gjithë duhanpirësit që i njihja që pinin “Jigosllavija”, e ata janë sekte e vogël, u kthyen në “Oriental”.
“Oriental” prodhohej deri vitin e kaluar, unë e konsumoja deri në kutinë e fundit dhe në shtëpi kam edhe nga një komplet “Jugosllavija” dhe “Oriental”. Prodhimi u ndërpre pasi “Filip Moris” e mori kombinatin e Prilepit, dhe në vend të brendeve të vjetra u vendosën brendet globale që sundojnë nëpër botë. Kjo nuk shkaktoi ndonjë dridhje të madhe, sepse konsumuesit e “Jugosllavija” natyrisht dhe biologjikisht u zhdukën me kalimin e viteve, ndërsa satanizimi i fisit golobal duhanpirës është aq i madh sa që nuk ke çfarë të thuash më në interes të ndonjë cigares.
Pavarësisht nga emri, unë i quaja filtër Jugosllavija, deri në fund, edhe kur i blija dhe i kërkoja si Jugosllavija dhe asnjëherë nuk erdhi deri në ndonjë konfuzion mes shitësit dhe mua. Çdo herë më jepte “Oriental”, ose më thoshte, “sollën filtër Jugosllavija dhe më jepte paqetë “Oriental.
Për këtë identitet duhanpirësi ishte shumë më e rëndësishme një gjë tjetër dhe jo emri, dhe fillova të mendoj se cila është ajo gjë e cila bëri që unë t’u takoj cigareve filtër “Jugosllavija”. Me siguri, ndonjë kulturë e pirjes së duhanit dhe ajo shprehi, të ndizet pikërisht ajo cigare dhe kundërmon ashtu. E përkthyer në ndonjë identitet kombëtar ose kolektiv, me siguri kultura dhe tradita janë shumë më të rëndësishme sesa vetë emri.
Në fund të fundit, mendoj, edhe pse mund të tingëllojë si herezi, se gjuha edhe nuk është aq me rëndësi për identitetin, sa është me rëndësi kultura, traditat…
Pyetja nuk është se si do ta ruajmë gjuhën, por si do ta avancojmë kulturën tonë. Për mua është shumë problematik edhe identiteti shtetëror, gjegjësisht, shteti si komb, e në veçanti, identiteti etnik, sepse identiteti është përcaktim personal i cili më vonë e përbën
edhe identitetin kolektiv. Gjegjësisht, a ndjehem unë si përkatës i ndonjë grupi ose i një gjëje dhe dua t’i ndaj vlerat e atij grupi ose gjëje…
Pse do të dëshiroja, për shembull, t’i ndaj vlerat e shtetit Maqedoni. Ato qëndirme nacional -romantike, dheu në të cilin ke lindur – është atdheu yt. Unë kam lindur në Slloveni, dhe përveç faktit që kam lindur në Slloveni, nuk kam ndonjë marrëdhënie intime me atë shtet, gjegjësisht, kam sikur ndaj të gjitha shteteve tjera. Pse do të duhej të kem qasje intime ndaj Maqedonisë? Por gjithsesi, deklarohem si Maqedonas, tentoj të jetoj jetë të mirë nëkëtë shtet, që nënkupton se përpiqem të siguroj kushte të mira edhe për tjerët rreth meje dhe të krijojmë ndonjë vend të mirë, të përshtatshëm për jetesë… Mendoj se duhet të mëremi me lidhshmërinë funksionale mes njerëzve në bazë të interesave tjera që do të jenë materiale dhe shpirtërore dhe të cilat do të mundësojnë jetë më të mirë.
Mirëpo, identiteti im, ose identiteti i kujt do qoftë në shekullin 21 lidhet në këtë globalizëm, mendoj në interesa tjera nga ato nacionalet ose etniket. Kemi shembull të freskët për këtë, kryeministri i mëparshëm Nikolla Gruevski është në Hungari, çfarë identiteti do të ketë dhe cilat interesa e kanë shtyrë ti takojë ndonjë vendi tjetër, supozoj se nuk janë nacionale ose etnike, por ndonjë përkatësi ose identitet tjetër.
Mendoj se duhet të merremi me lidhshmëri funksionale mes njerëzve mbi baza të interesave plotësisht tjera të cilat do të jenë materiale dhe shpirtërore dhe të cilat do të mundësojnë jetë më të mirë.
Teksti është pjesë e publikimit “Humbje e identitetit ose… ? nga projekti i CIVILIT me emrin e njëjtë në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania.
This post is also available in: MacedonianEnglish