Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, mbajti fjalim në ditën energjetike të programit të kryesuesit me #COP26, Mbretërinë e Bashkuar, kushtuar Aleancës për braktisjen e thëngjillit (Power Post Coal Alliance) anëtare e së cilës është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.
Duke i prezentuar ambiciet kombëtare të trasuara në Kontributin kombëtar të rishikuar në Marrëveshjen e Parisit, ministri Nuredini tha se duke e pasur parasysh se ambicia jonë e NDC-së sipas sektorëve barazohet me një reduktim prej 66 për qind të emetimeve në sektorin e energjetikës deri në vitin 2030, duket se sfida klimatike, në një masë të madhe, në thelb është një sfidë e energjisë së pastër.
Ministri Nuredini i prezantoi përpjekjet për të diversifikuar përzierjen tonë energjetike, duke investuar në burimet e ripërtëritshme të energjisë, por gjithashtu e theksoi nevojën e mbështetjes nga vendet e zhvilluara në kuadër të partneriteteve të tilla për të arritur një tranzicion të suksesshëm dhe të drejtë të vendeve si ky i yni.
Në Samitin e Klimës COP26 të OKB-së në Glasgow, u shpallën 27 anëtarë të rinj të Aleancës për heqjen e qymyrit (PPCA), duke sjellë anëtarësimin total të PPCA në 164 vende, qytete, rajone dhe biznese që po ndërmarrin veprime vendimtare për të përmbushur angazhimet e brendshme për heqjen graduale dhe bashkëpunimin për përshpejtimin e tranzicionit global nga qymyri në energjinë e pastër.
Aleancës i bashkohen njëmbëdhjetë institucione financiare , duke e çuar totalin në 33 anëtarë financiarë me mbi 17 trilionë dollarë amerikanë, dhe angazhimi i PPCA me vendet e varura nga qymyri forcohet më tej nga anëtarë shtesë të qeverisë lokale dhe ndërmarrjeve komunale, si dhe partneriteti i ri me Fondet e Investimeve Klimatike.
Burim:MIA
This post is also available in: MacedonianEnglish