Ripërdorimi është një mënyrë praktike për të zgjatur jetëgjatësinë dhe vlerën e produkteve dhe materialeve.
Kur rimendojmë dhe mësojmë të hedhim poshtë gjërat që na dëmtojnë ne dhe mjedisin, ndërsa në të njëjtën kohë mësojmë të kursejmë dhe të zvogëlojmë sasinë e mbeturinave që krijojmë, ne do të përshtatemi lehtësisht për të ripërdorur objektet/materialet që fillimisht kishim ndërmend t’i hidhnim.
Në vend që të hedhim menjëherë diçka që nuk na nevojitet, duhet të shqyrtojmë nëse mund ta ripërdorim ose të gjejmë një përdorim të ri për të.
Shembull për ripërdorim | Përshkrim | |
---|---|---|
1 | Ripërdorim i gavanozëve të qelqit | Përdorim i gavanozëve të ajvarit, mjaltit etj., për ruajtjen e produkteve tjera |
2 | Ripërdorim i qeseve | Qese nga pëlhura ose plastika për treg, disa herë |
3 | Ripërdorim i veshjeve të vjetra | Prerje e veshjeve të vjetra për lecka pastrimi ose projekte DIY |
4 | Përdorim i dyanshëm i letrës | Për shkrime, detyra shtëpie ose lista |
5 | Shitje ose dhurim i gjërave të shfrytëzuara | Përmes panaireve, platformave online ose aksioneve humanitare |
6 | Përdorim i elektronikës së vjetër | Telefonët e vjetër si alarme, lujatës muzikorë ose aparate rezervë |
7 | Ripërdorim i kutive për ushqim | Kuti metali ose plastike për paketim ushqimi |
Por, jo vetëm në jetën e përditshme, shumë sektorë biznesi mund të ripërdorin burimet që përdorin brenda kuadrit të operacioneve të tyre.
Shembull për ripërdorim | Përshkrim | |
---|---|---|
1 | Mbushje përsëri e ngjyrave për printerë | Në vend të blerjes së re të fishekëve, përdoren sisteme të rimbushjes |
2 | Ripërdorim i paketimit | Paleta plastike ose prej druri, kontejnerë dhe kuti nga furnizuesit |
3 | Larje dhe përdorim i enëve | Në hotelieri – gota, shishe, enë, në vend të atyre njëpërdorimshe |
4 | Ripërdorimi i pajisjeve të vjetra të zyrave | Rishpërndarje e mobiljeve ose pajisjeve IT në sektorë të tjerë |
5 | Dhurim i pajisjeve tepricë | Për organizata jopërfituese, shkolla ose institucione publike |
6 | Ripërdorim i materialeve ndërtimore | Tulla, beton, metal dhe dru nga objekte të vjetra |
7 | Sisteme të mbyllura për ujë | Uji industrial filtrohet dhe përdoret përsëri |
Kjo qasje zvogëlon sasinë e mbeturinave dhe rrit ndërgjegjësimin mjedisor dhe është një hap i rëndësishëm në zbatimin e parimeve të ekonomisë qarkulluese.
Përmbajtja është pjesë e projektit të CIVIL-t / CIVIL-i i Gjelbër “Më jepni pesë!” në kuadër të nismës së madhe rajonale për të shënuar Javën e Ekonomisë Qarkulluese në Ballkanin Perëndimor (26 maj – 1 qershor 2025) nën moton “Nga zgjidhjet lokale te ndikimi rajonal”, zbatuar nga rrjeti rajonal LogEx, anëtar i të cilit është CIVIL-i, me nismën e organizatës së njohur të think tank-ut Ballkan Forum nga Kosova, dhe me mbështetjen e Fondit Rockefeller Brothers nga SHBA.
REDUKTO (Reduce): Më pak mbeturina, më shumë jetë
This post is also available in: MacedonianEnglish