Education Blog
  • Ballina
  • Aktuale
  • Drejtësi sociale
  • Ekologji
  • Qëndrim
  • Analiza
  • mk
  • sq
  • en
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Drejtësi sociale
  • Ekologji
  • Qëndrim
  • Analiza
  • mk
  • sq
  • en
No Result
View All Result
Green CIVIL
No Result
View All Result
Home Promoalb

Marsh për çlirim nga regjimi më 11 tetor

10/10/2016
in Promoalb, Zgjedhje 2014
Share on FacebookShare on Twitter

Dita e kryengritjes në Maqedoni, 11 tetori, këtë vit do të jetë në shenjë të marshit protestues qytetar, nën moto’n “Lufta vazhdon, zëri fiton”. Sipas paralajmërimeve, marshi do të fillojë nga ora 14, në udhëkryqin mes bulevardit “Aradhat Partizane” dhe rrugës “Frenklin Ruzvelt”.

Iniciatorë të marshit janë Vera Bunteska, Shoqata e veteranëve të luftës, Zlatko Origjanski- muzicient, Irena Ristiq – aktore, Tomislav Kezharovski – gazetar, Beni Shaqiri- muzicient, Atanas Kostovski – gazetar sporti i pensionuar, Vlatko Vasilj- aktivist në twitter, dhe kryetari i LSDM, Zoran Zaev.

11 okt baner

Motivi i personave të shquar publik  për kyçje ndaj marshit protestues, është çlirimi i Maqedonisë nga okupimi dhjetëvjetor dhe vazhdimi i luftës për liri dhe drejtësi, sepse ka ardhur koha të vazhdohet përpara. Sipas tyre, e kaluara duhet të na mësojë që të shohim nga ardhmëria, e jo të kthehemi pas. Ajo që i lidh të gjithë, është angazhimi për shoqëri moderne në të cilën do të respektohet liria e të shprehurit, ndërsa qytetaret dhe qytetarët në Maqedoni do të mund të jetojnë të lirë.

“Kur është në pyetje drejtësia, nuk do të jem në kolonën protestuese, por do të jem para kolonës. Tentoj të mos jemi “ne” dhe “ju”, të gjithë të jemi të barabartë para Kushtetutës dhe ligjeve, të ketë drejtësi”, theksoi gazetari Tomislav Kezharovski në pres- konferencën e iniciatorëve të marshit.

Kryetari i LSDM, Zoran Zaev, në paralajmërimin për marshin qytetar tha se 11 tetori është simbol i kryengritjes popullore, si dhe i luftës për liri dhe mosbindjes qytetare.

“Arma ynë është zëri ynë. Zëri ynë është armë që i thotë –Po, jetës në Maqedoni dhe zëri që i thotë Jo- regjimit”, theksoi Zaev në thirrjen e tij deri te të gjithë qytetaret dhe qytetarët për kyçje ndaj marshit të martën, duke e festuar 11 tetorin, festë e cila i paralajmëron ndryshimet në Maqedoni.

B.J.

Tags: 11 tetorKryetari i LSDMMarsh për çlirimZoran Zaev
CIVICA
CIVICA
govor
govor
CIVIL
CIVIL
  • CIVILI i Gjelbër
  • PËR Civilin
  • Resurse
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

© 2022 GREENCIVIL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Drejtësi sociale
  • Ekologji
  • Qëndrim
  • Analiza
  • mk
  • sq
  • en

© 2022 GREENCIVIL

  • mk
  • sq
  • en
✕
Green CIVIL

FREE
VIEW