Vajgl: Disa politikanëve u porosita të sigurojnë avokatë të mirë!

“Zgjedhje më 11 dhjetor me siguri se do të ketë, ndërsa fakti që disa nga partitë politike ende nuk kanë filluar të përgatiten për fushatë politike, vetëm do të thotë se do të humbin në zgjedhje”. Thotë Eurodeputeti  Ivo Vajgl, si përgjigje kallëzimit të CIVIL –Qendrës për Liri, se në bisedë me përfaqësuesit e partive politike në Maqedoni, mund të vihet deri te përfundimi se VMRO-DPMNE as që i ka filluar aktivitetet e tyre parazgjedhore në shtabet lokale partiake. Siç informoi Vajgl, këtë informatë e ka pranuar edhe ai gjatë vizitës së fundit në Shkup.

DSC_0747

Qëndrimin se zgjedhjet e caktuara me datën 11 dhjetor nuk do të prolongohen, e ndajnë edhe Eurodeputetët Riçard Hovit dhe Eduard Kukan, të cilët në Parlamentin Evropian mbajtën takim me përfaqësues të sektorit qytetar në Maqedoni, mes të cilëve ishte e pranishme  edhe përfaqësuesja e CIVIL. Sipas tyre, nëse ndonjë parti vendos të mos aktivizohet në periudhën parazgjedhore, kjo është e drejta e tyre dhe se nuk do të ndikojë mbi datën e caktuar për zgjedhje. “Mungesa e aktivitetit para zgjedhjeve, gjithashtu do të thotë aktivitet”, është qëndrimi i Kukan.

“Sidoqoftë, të gjitha partitë politike duhet të jenë të vetëdijshme se nuk mjafton të sigurohen kushte për zgjedhje  të drejta dhe demokratike, posaçërisht është e rëndësishme të pranohen rezultatet nga zgjedhjet dhe të jenë të mohuara”, vlerëson Vajgl.

Në pyetjen e CIVIL, si do të ndikojë vendimi për mos vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike, mbi sundimin e drejtësisë në vend, Eurodeputetët u përgjigjën se kjo është vendim i brendshëm i shtetit, dhe se mbi të nuk mund të ndikohet. Sidoqoftë, ata janë dakord se PSP-së duhet t’i mundësohen kushte t’a kryejë  punën në mandatin e përcaktuar.

“Mos vazhdimi i  mandatit të PSP, do të ndikojë mbi nisjen e hetimeve të reja, por hetimet të cilat veç më punohen, do të vazhdojnë”, theksoi Hovit, sipas të cilit PSP, përskaj kritikave të një pjese të deputetëve, u tregua se është institucion transparent i cili në hetimet është jo selektive dhe jo partiake.

“Një pjese të politikanëve në Maqedoni, veç më u dërgova porosi të gjejnë avokatë të mirë”, thotë Vajgll i cili edhe një herë  e mbështeti pa rezerva PSP-në.

Eurodeputetët e mbaruan takimin me optimizëm, se situata në Maqedoni pas zgjedhjeve më 11-dhjetor, më në fund do të përmirësohet dhe nuk do të përsëritet kriza politike në të cilën jetojmë në dy vitet e fundit.

“Marrëveshja e Përzhinës patjetër duhet të vazhdojë të implementohet dhe të gjitha marrëveshjet tjera të cilat do të arrihen në të ardhmen, do të jenë vazhdim i parimeve të themeluara me këtë marrëveshje në të cilën morën pjesë partitë më të mëdha politike në Maqedoni”, është qëndrimi i Kukan me të cilin pajtohen edhe Vajgl dhe Hovit.

Takimi me Eurodeputetët që u mbajt më 11 tetot në Parlamentin Evropian në Bruksel, është pjesë e projektit “Shoqëria qytetare për integrim Evropian”, të cilin e zbaton Qendra për Dialog Ndërkulturor nga Kumanova.

Marija Tegovska

Green CIVIL

FREE
VIEW