Ekonomia qarkulluese bazohet në pesë parime (Rimendim, Refuzim,Redukim, Ripërdorim dhe Riciklim) për të arritur qëllimet (sisteme të qëndrueshme ekonomikisht dhe mjedisor) me theks në të menduarit inovativ në të gjitha proceset e prodhimit, në të menduarit sistematik, në zgjatjen e jetëgjatësisë së produkteve, si dhe në procesin e riciklimit.
Hapi i parë i Rimendimit( Rethink), i blerjes automatike të çdo gjëje të ofruar pa marrë parasysh nëse është e nevojshme, nëse është me kosto efektive, nëse ka një alternativë, çon në parimin tjetër të Refuzimit.
Refuzo (Refuse)
Refuzimi i produkteve dhe paketimeve të panevojshme është një nga mënyrat më të thjeshta, por edhe më të fuqishme për të zvogëluar sasinë e mbeturinave që prodhojmë. Kjo do të thotë t’u thuash “jo” qeseve plastike, gotave të disponueshme, pipave, materialeve promovuese ose produkteve të tjera që nuk na duhen dhe që ndikojnë negativisht në mjedis.
Për shembull, kur shkojmë në shitore, mund të marrim qesen tonë prej cope dhe të refuzojmë qeset plastike. Kjo qasje jo vetëm që zvogëlon mbeturinat, por gjithashtu zvogëlon kërkesën për produkte që janë të vështira për t’u ricikluar ose që ndotin botën.
Në përditshmëri:
1. Heqje e qeseve të plastikës | Përdorimi i një qeseje të ripërdorshme në vend të pranimit të një qeseje plastike kur bëni pazar. |
2. Heqje e ambalazhit për përdorim të njëhershëm | Blerja e ushqimit me shumicë, sjellja e enëve ose filxhanëve të kafesë me vete në vend të përdorimit të produkteve të disponueshme. |
3. Heqje e promo materialeve të panevojshme | Të mos pranohen fletushka, promovime falas në plastikë, produkte që nuk ju nevojiten. |
4. Heqje nga moda e shpejtë | Në vend që të blini rroba të lira që hidhen shpejt, zgjidhni modë cilësore dhe të qëndrueshme. |
5. Heqje e produkteve me vjetërim të integruar | Refuzimi i pajisjeve teknologjike që janë projektuar qëllimisht të prishuen ose që ju mungon pjesë rezervë. |
Në biznes:
1. Refuzimi i furnizuesve që nuk janë miqësorë me mjedisin | Kompania zgjedh të mos bashkëpunojë me furnizuesit që përdorin materiale të dëmshme ose praktika të papërshtatshme mjedisore. |
2. Refuzim i ambalazhit me shumë mbeturina | Sektori i biznesit vendos të mos shesë produkte që vijnë me plastikë të tepërt ose paketim të panevojshëm. |
3. Heqje nga produktet që nuk mund të riparohen ose riciklohen | Refuzohen materialet ose pajisjet që kanë një jetëgjatësi të shkurtër dhe nuk i nënshtrohen mirëmbajtjes ose ripërdorimit. |
4. Hedhja e inventarit të pashitur që shkon në mbeturina | Në vend që të shkatërrohen produktet e pashitura (siç bëjnë shpesh markat e modës), ato dhurohen ose ripërdoren. |
5. Refuzim i udhëtimeve që mund të zëvendësohen me video konferenca | Ulja e emetimeve duke shmangur udhëtimet zyrtare të panevojshme . |
Të mësuarit e eliminimit të mbeturinave mund të kërkojë pak praktikë dhe pak kohë për të zhvilluar këtë zakon, por vendimi për ta zbatuar atë në jetën tuaj të përditshme dhe për ta përfshirë atë në strategjitë tuaja të biznesit është mënyra më efektive për të minimizuar mbeturinat. Sidomos në sektorin e biznesit, marrja e vendimeve më të zgjuara për blerje dhe vendosja e standardeve dhe pritjeve në fazat e hershme të procesit e bën më të lehtë për organizatat që të “refuzojnë” mbeturinat që nga fillimi.
Përmbajtja është pjesë e projektit të CIVIL-t / CIVIL-i i Gjelbër “Më jepni pesë!” në kuadër të nismës së madhe rajonale për të shënuar Javën e Ekonomisë Qarkulluese në Ballkanin Perëndimor (26 maj – 1 qershor 2025) nën moton “Nga zgjidhjet lokale te ndikimi rajonal”, zbatuar nga rrjeti rajonal LogEx, anëtar i të cilit është CIVIL-i, me nismën e organizatës së njohur të think tank-ut Ballkan Forum nga Kosova, dhe me mbështetjen e Fondit Rockefeller Brothers nga SHBA.
This post is also available in: MacedonianEnglish