Education Blog
  • Aktuale
  • POLITIKA TË GJELBRA
  • EDUKIM
  • Drejtësi sociale
  • Ekologji
  • Qëndrim
  • Analiza
  • mk
  • sq
  • en
No Result
View All Result
  • Aktuale
  • POLITIKA TË GJELBRA
  • EDUKIM
  • Drejtësi sociale
  • Ekologji
  • Qëndrim
  • Analiza
  • mk
  • sq
  • en
No Result
View All Result
Green CIVIL
No Result
View All Result
Home Promoalb

PSP: Korrupsioni dhe kultura janë koncepte të ndryshme!

20/10/2016
in Promoalb, Zgjedhje 2014
Share on FacebookShare on Twitter

Në pres konferencën e sotme , Prokuroria Speciale Publike ka paralajmëruar dy hetime të reja, “Toplik” dhe “Tender” .  Me veprat penale të kryera  në dy hetimet dhe me keqpërdorimin e pozitës zyrtare, është shkelur Ligji për Prokurim Publik dhe është dëmtuar Buxheti i Republikës së Maqedonisë për më shumë se dy milionë euro.

_DSC0243

Siç  tha Prokurorja Publike Fatime Fetai, rasti “Toplik” ka të bëjë me periudhën prej muajit mars të vitit 2007 deri në muajin shkurt 2013, kur i dyshuari kryesor , i cili atë kohë ka qenë në pozitë udhëheqëse në Ministrinë për Transport dhe  Komunikacionit, së bashku me pesë anëtarë të Komisionit për Prokurim Publik e kanë keqpërdorë pozitën zyrtare me plot vetëdije, dhe kanë marrë vendimin për pagesë të 1 milion e 44 mijë euro, për blerje të truallit për ndërtimin e rezidencës në lagjen rezidenciale në Sopishte, Qyteti i Diellit, me çka e kanë dëmtuar Buxhetin Shtetëror.

Hetimi për rastin “Tender” ka të bëjë me veprën penale të kryer  nga Ministria për Kulturë dhe Komisioni për Prokurim Publik të Ministrisë. Siç tha Fetai, ata kanë bë marrëveshje për tender për  AD Beton- Shtip, në të cilin kushtet dhe kriteret kanë qenë të vendosura në mënyrë që tenderin ta fitojë pikërisht kjo kompani. AD Beton –Shtip ka përfunduar me punët ndërtimore në Muzeun e Luftës Revolucionare Maqedonase, për çka më vonë u janë paguar një milion euro.

Gjatë ditës së sotme, për personat të cilët janë pjesë e këtij hetimi, PSP do të kërkojë masa për sigurimin e pranisë. Detajet për masat e skata do të kërkohen nga Gjykata, nga PSP do të informojnë pas kërkesës.

_DSC0237

Fetai informoi se Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva nuk ka mundësi të merr pjesë në pres konferencën e sotme, për arsye se gjendet në ambientet e Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim, ku pritet që më në fund të zbatohet urdhri gjyqësor.

“Korrupsioni dhe Kultura janë dy koncepte të ndryshme. Sipas të dhënave të deritanishme, ka pasur tentime që këto dy koncepte të përafrohen, mirëpo PSP është formuar dhe do të luftojë që t’u jep rrugën e kundërt”.

Marija Tegovska

 

 

 

CIVICA
govor
govor
CIVIL
CIVIL
  • CIVILI i Gjelbër
  • PËR Civilin
  • Resurse
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

© 2022 GREENCIVIL

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • POLITIKA TË GJELBRA
  • EDUKIM
  • Drejtësi sociale
  • Ekologji
  • Qëndrim
  • Analiza
  • mk
  • sq
  • en

© 2022 GREENCIVIL

  • mk
  • sq
  • en
✕
Green CIVIL

FREE
VIEW