CIVIL- Qendra për Liri ka shpallur raportin periodik nga vëzhgimi i procesit zgjedhor. Raporti paraqet një sublimat mbi bazë të seleksionimit të shkurtë nga raportet e vëzhguesve afatgjatë të CIVIL, nga paraqitjet në onlajn formularin në ueb faqen Zgjedhje të Lira dhe nga Qytetaret dhe qytetarët gazetarë.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe Lista e Votuesve
Qytetaret dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë të drejtë të dinë se çfarë po ndodh me paratë e tyre të cilat janë dhënë në dispozicion Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe të gjitha institucionet tjera dhe partitë politike në vend.
Në vend të kësaj, shënojmë mungesë të plotë në proceset të cilat në këtë moment po afrohen nga përfundimi i tyre, në pritje të zgjedhjeve të caktuara për vetëm një muaj nga sot.
Revizioni i Listës Zgjedhore nuk jep rezultate. Te mbi 200 raste të votuesve fantazma, të dërguara deri te CIVIL gjatë muajve të pranverës së këtij viti, shënojmë se janë të zgjidhura vetëm dy raste, gjegjësisht, se korrigjuar të dhënat. Dy nga dyqind! Mirëpo, edhe më brengosës janë rastet kur votuesit fantazma janë të larguar nga adresa të caktuara, që për më tej, në të njëjtat adresa të paraqiten votues plotësisht të ri. Këto raste janë të paraqitura në CIVIL, pasi që qytetaret dhe qytetarët e prekur kanë paraqitur ankesa deri te KSHZ dhe deri te shërbimet burimore. Ato, gjithashtu lajmërojnë se janë trajtuar si topa ping-pongu mes institucioneve.
Rast i veçantë janë emigrantët të cilët ende figurojnë në Listën Votuese, ndërsa jetojnë jashtë vendit për më shumë se 20 vite. Edhe pse kuptuam se ekzistojnë paraqitje dhe ankesa për numër të caktuar të emigrantëve për largim nga lista, gjegjësisht, vendosjen e tyre në listë të veçantë, emrat e tyre ende gjenden në Listën e Votuesve, por jo në Listën e Votuesve me emigrantë. Gjithashtu, qytetaret dhe qytetarët ankohen se procedura nuk është e qartë, ndërsa të reagimet e të dhënave për statusin e paraqitjeve të tyre ose janë të thata ose mungojnë.
Një anëtare e ekipit vëzhgues të CIVIL ka bërë kërkime të hollësishme për procedurat të cilat i mundëson KSHZ për pjesëmarrjen e qytetareve dhe qytetarëve në revizionin e Listës së Votuesve, që për momentin është në kontrollim te ekipi juridik i organizatës, e të cilin pas hulumtimit, do ta publikojmë.
Në këtë kontekst, dëshirojmë të theksojmë se KSHZ dhe institucionet tjera kompetente duhet të jenë të vetëdijshme se për momentin mbështeten tepër në ndihmën e qytetareve dhe qytetarëve të vendit tonë, ndërsa, si shpërblim, nuk ofrojnë as minimumin e transparencës dhe cilësisë të shërbimeve. Përkundrazi, të ardhurat e tyre janë fantastike, ndërsa shpenzimet e rrugës për të cilat kanë kërkesa nga buxheti i KSHZ, janë sikur jetojnë në ndonjë nga planetet fqinje.
CIVIL ka konstatuar se procedurat dhe kompetencat në këtë proces, shpesh ndryshojnë dhe nuk janë plotësisht të qarta. Pavarësisht nga fushata dinamike për informimin e publikut dhe mirësjelljes së stafit të KSHZ dhe institucioneve tjera të cilat tentojnë të shpjegojnë se cilat janë të drejtat e qytetareve dhe qytetarëve më procesin e revizionit të Listës së Votuesve, shumë pyetje mbeten pa përgjigje, ndërsa qytetaret dhe qytetarët enden nëpër labirintet e institucioneve jo efikase dhe njësive të tyre rajonale.
Ekipet tona vëzhguese dhe hulumtuesit kanë arritur deri te një numër i madh i rasteve në të cilat shtëpi të braktisura dhe rrënime, mbase edhe objekte jo-ekzistuese, janë vendbanime të votuesve fantazma. Tregimi që vjen nga Prilepi, për votues të regjistruar në adresën e shtëpisë së braktisur dhe rasti me parkingun në Tetovë, janë vetëm ilustrim për gjendjet të cilat vërehen në tërë vendin.
Publiku duhet të dijë se ku janë të vendosur tani dhjetëra banorët e Pustecit, të cilët paraprakisht ishin të zbuluar në adresën në rrugën “Maksim Gorki” në qendër të Shkupit. Në cilat adresa gjenden votuesit në shumë raste të këtilla? Duam të dimë dhe kemi të drejtën të dimë, ndërsa institucionet janë të obliguara të përgjigjen!
Për më tej, në CIVIL kanë arritur paraqitje për adresa të dyfishta në vendbanim të njëjtë, me banorë të ndryshëm, nga të cilët një palë me të vërtetë ekzistojnë, ndërsa tjerët, jo. Çfarë po ndodh?
Keqpërdorimi i të varfërve për qëllime zgjedhore
CIVIL edhe më parë ka dalë me më tepër informata dhe kumtesa të cilat kanë të bëjnë me keqpërdorimin e kategorive sociale të rrezikuara të qytetareve dhe qytetarëve, presione dhe manipulime me të varfrit dhe rastet sociale, me keqpërdorime të të gjitha kategorive nga fusha e drejtësisë sociale për qëllime zgjedhore.
Analiza e CIVIL nën titullin “Demokracia e nokautuar” flet për keqpërdorime të rënda të drejtësisë sociale në bazë të punës në terren të ekipeve vëzhgueset cilat i monitorojnë gjendjet në vend nga nënshkrimi i Marrëveshjes së parë për tejkalimin e krizës politike në qershor të vitit 2015.
Presione, kushtëzime dhe kërcënime
CIVIL ka shënuar qindra raste të presioneve dhe kërcënimeve mbi qytetaret dhe qytetarët në tërë vendin. Pavarësisht nga përparimet formale në zbatimin e marrëveshjes politike mes katërshes udhëheqëse partiake, vërehet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut në kontekst zgjedhor, dhuna strukturore dhe diskriminimi politik me tempo pothuajse të njëjtë.
Nuk ka përparim në sferën e mediave
CIVIL nuk vëren përparim thelbësor në sferën e mediave. Vazhdojnë shprehja e urrejtjes, thirrjet për ekzekutim të mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe fushata e fëlliqur e cila zbatohet përmes mediave të caktuara dhe apologjetë të eksponuar mediatik të pushtetit. CIVIL ka shënuar shprehje të urrejtjes edhe nga botime të caktuara interneti, të afërta me opozitën.
Pengesa nga Gjykata penale
Është brengosëse edhe sjellja e Gjykatës penale në Shkup, e cila përnjëherësh ka problem të jep vërtetime me kohë, për mos konviktësi të kandidatëve të Partisë Liberale dhe të LSDM. Kërkojmë përgjegjësi për ata që i bëjnë këto pengesa dhe i ftojmë punëtorët e ndërgjegjshëm të administratës të ndajnë me ne fakte për keqpërdorime të administratës në këtë proces. U garantojmë anonimitet të plotë atyre që do të paraqesin raste të keqpërdorimeve dhe presioneve në administratë.
Keqpërdorim i resurseve publike dhe mbrojtja e të dhënave personale
Keqpërdorimi resurseve publike është i vërejtur në numër të madh të rasteve në tërë vendin. Në rastin e fundit, me transportin e pjesëmarrëseve në tubimin e Bashkimit të Grave të partisë qeverisëse me autobusë të JSP Shkup, vërehet heshtja e ndërmarrjes publike për atë se kush ka paguar për këtë shërbim. Gjithashtu, përdorimi i automjeteve zyrtare për qëllime partiake është evidente dhe duhet të ndërpritet.
Kërkojmë nga institucionet që ta respektojnë Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale dhe të mos i ndajnë me shtabet partiake. Deri te CIVIL kanë arritur paraqitje prej të cilave shihet qartë se të dhënat personale të qytetareve dhe qytetarëve janë të keqpërdorura dhe shfrytëzohen për anketa, propaganda dhe presione partiake.
Në një rast, si ilustrim, vërejmë se një qytetare, numri i celularit i së cilës mban emrin e një anëtari tjetër të familjes, pranon thirrje nga një shtab partiak, dhe i drejtohen me emrin dhe mbiemrin e saj. Atë numër telefoni qytetarja e ka paraqitur si kontakt në një institucion shëndetësor dhe në një bankë. Nga këtu, del se një nga këto entitete e ka dhënë këtë kontakt personal për nevojat e partisë politike.
Keqpërdorimi i të miturve
Në shkollat fillore dhe të mesme anembanë Maqedonisë, vërehet presion i madh mbi të miturit dhe kushtëzim i prindërve të tyre mbi shpinë të fëmijëve. Kjo praktikë duhet të ndërpritet menjëherë, ndërsa përgjegjësit për këtë sjellje kriminele ndaj fëmijëve dhe të rinjve, të ftohen për përgjegjësi. Të miturit duhet të mbrohen nga ky kontaminim i fëlliqur politik!
Korrupsioni dhe jo transparenca e institucioneve dhe partive politike
E alarmojmë publikun dhe kërkojmë të ndalojnë praktikat korruptuese dhe jo transparenca e institucioneve, posaçërisht në aspektin e financimit të partive politike. Publiku ka të drejtë të dije mënyrën e financimit të partive politike, me sa mjete disponojnë për fushata, nga i kanë ato mjete dhe si shpenzohen! Më 19 korrik, CIVIL ka dërguar letër deri te 70 parti politike me kërkesë të japin të dhëna elementare për financimin e aktiviteteve të tyre politike dhe fushatës zgjedhore. Deri në këtë moment, vetëm pesë parti politike janë përgjigjur ndaj kësaj kërkese: E Majta, Partia Liberale e Maqedonisë, Lëvizja për Rindërtim të Maqedonisë, Lëvizja Popullore e Maqedonisë, dhe Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë.
CIVIL do të drejtojë edhe një kërkesë për financimin e fushatës zgjedhore të partive politike. Do t’i përdorim të gjitha mekanizmat juridike që t’i detyrojmë partitë politike për llogaridhënie.
Kjo nuk është e tëra, CIVIL disponon me material të madh, i cili deri tani është përmbledhur nga raportet e vëzhguesve afatgjatë, afat-shkurtë dhe mobil, nga paraqitjet e qytetareve dhe qytetarëve, si dhe nga qytetaret dhe qytetarët gazetarë nga i tërë vendi. E shfrytëzojmë këtë rast të falënderojmë të gjithë për mbështetjen dhe besimin që na e japin vazhdimisht dhe çdo kund.