Zbatimi i pesë parimeve të ekonomisë rrethore (koncepti 5R) fillon me Rimendim (Rethink), duke ndryshuar mënyrën e të menduarit se sa mund të kontribuojmë individualisht (ose kolektivisht, nëse është një komunitet specifik biznesi) në reduktimin e mbeturinave dhe, në atë drejtim, në mbrojtjen e mjedisit në të cilin jetojmë dhe veprojmë. Hapi tjetër i refuzimit (Refuse) përfshin refuzimin e gjithçkaje që është e panevojshme, e vështirë për t’u dekompozuar dhe ka një ndikim të dëmshëm në mjedis.
Procesi i REDUKTIMIT (REDUCE) është tashmë çelësi për shfrytëzimin racional të burimeve që kemi në dispozicion.
Redukto
Reduktimi i mbeturinave dhe burimeve është çelësi për ruajtjen e natyrës dhe përballjen me ndryshimet klimatike. Ne mund ta arrijmë këtë nëpërmjet konsumit të kujdesshëm, duke blerë vetëm atë që na nevojitet vërtet dhe duke zgjedhur produkte me më pak paketim.
Për shembull, ne mund të blejmë ushqime nga tregjet lokale pa paketim shtesë plastik, të reduktojmë përdorimin e letrës, të kursejmë energji elektrike duke i fikur pajisjet kur nuk janë në përdorim dhe të zvogëlojmë stilin e jetës sonë si konsumator. Reduktimi, jo vetëm që zvogëlon mbeturinat, por kursen edhe para dhe burime natyrore.
Fusha | Shembull për reduktim (Reduce) | Qëllimi/ përfitimi |
Energji | Përdorim i dritave LED dhe A+++ aparateve | Konsum dhe fatura të reduktuara të energjisë elektrike |
Plastikë | Përdorim i qeseve të pëlhurës dhe shmangja e paketimit | Më pak mbeturina dhe ndotje me plastikë |
Ushqim | Blerje me plan, ruajtja e mbeturinave, ushqimi nuk hidhet | Reduktimi i mbeturinave nga ushqimi dhe kursim financiar |
Veshje | Blerje në sasi më të vogël, por më cilësore | Konsum më i vogël dhe mbështetje e modës së qëndrueshme |
Prodhimtari | Eko dizajn: shfrytëzim i sa më pak materialeve dhe resurseve të qëndrueshme | Konsum më i ulët i resurseve, riciklim më i lehtë |
Reduktimi është hapi i parë dhe më i rëndësishëm në konceptin 3R të ekonomisë rrethore: Reduktimi, Ripërdorimi, Riciklimi: për të zvogëluar gjenerimin e mbeturinave dhe konsumin e burimeve që në fillim – gjatë projektimit, prodhimit dhe përdorimit të produkteve.
Përmbajtja është pjesë e projektit të CIVIL-t / CIVIL-i i Gjelbër “Më jepni pesë!” në kuadër të nismës së madhe rajonale për të shënuar Javën e Ekonomisë Qarkulluese në Ballkanin Perëndimor (26 maj – 1 qershor 2025) nën moton “Nga zgjidhjet lokale te ndikimi rajonal”, zbatuar nga rrjeti rajonal LogEx, anëtar i të cilit është CIVIL-i, me nismën e organizatës së njohur të think tank-ut Ballkan Forum nga Kosova, dhe me mbështetjen e Fondit Rockefeller Brothers nga SHBA.
This post is also available in: MacedonianEnglish