Riciklimi është opsioni i fundit kur nuk ka mundësi tjetër – të shndërrohen mbeturinat në një burim të ri.
Riciklimi është procesi ku mbeturinat përpunohen dhe shndërrohen në produkte të reja. Është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë rrethore dhe ndihmon në zvogëlimin e varfërimit të burimeve natyrore. Përzgjedhja e mbeturinave dhe asgjësimi i tyre siç duhet është hapi i parë drejt riciklimit të suksesshëm.
Për riciklim të suksesshëm, së pari duhet të zgjedhim mbeturinat siç duhet – duke ndarë letrën, plastikën, qelqin dhe metalin në enët e duhura. Kur blejmë produkte, duhet të zgjedhim ato që janë bërë nga materiale të ricikluara.
Shembuj për riciklim në përditshmëri | Përshkrim |
Ndarja e mbeturinave në shtëpi | Ndarja e letrës, qelqit dhe metalit për riciklim. |
Përdorimi i koshëve për mbeturina të selektuara | Hedhja e mbeturinave në koshe të veçuara ( ekaltër, e verdhë, e gjelbër etj.) |
Asgjësim i mbeturinave elektronike | Telefonë të vjetër, karikues – në pikë të selektuara |
Kthimi i shisheve me depozitë | Në shitore ose automate që kthejnë para për shishe të zbrazëta |
Riciklim i tekstilit | Asgjësim i veshjeve të vjetra në kontejnerë për mbeturina tekstili |
Blerje e produkteve nga materiale të ricikluara | Letër tualeti, fletore ose qese nga lëndë të ricikluara |
Këto materiale mblidhen dhe çohen në qendrat e riciklimit ku përpunohen. Kompanitë me përgjegjësi sociale mund të kontribuojnë në procesin e riciklimit, por ka edhe kompani të specializuara për riciklimin e llojeve të caktuara të mbeturinave – letër, karton, qelq…
Shembuj për riciklim në biznes sektorin | Përshkrim |
Riciklim i letrës dhe kartonit | Nëpër zyre – ndarje për riciklim të mbeturinave të zyres |
Riciklim industrial | Kompani që mbledhin dhe përpunojnë metal, plastikë, qelq |
Riciklim i mbeturinave ndërtimore | Beton, tulla – përpunohen dhe ripërdoren |
Partneritete me kompani për mbeturina | Biznese që bëjnë marrëveshje me kompani për menaxhimin me mbeturina të ricikluara |
Riciklim i pajisjeve elektronike | Kompjuterë të vjetër, printerë, kabllo dërgohen në kompani të specializuara |
Përdorim i paketimeve nga materiale të ricikluara | Shembull: kuti, qese ose shishe nga plastika/letra e ricikluar |
Në Maqedoninë e Veriut, ka qendra dhe kompani riciklimi që mbledhin, klasifikojnë dhe përpunojnë lloje të ndryshme mbeturinash. Megjithatë, ky sistem ende nuk është zhvilluar në nivel shtetëror.
Sfidat me të cilat përballen , përveç faktit se nuk ka një sistem qendror shtetëror për riciklimin e mbeturinave, janë se materiali i riciklueshëm përfundon si mbeturinë për shkak të ndarjes jo të duhur, edukimit dhe motivimit të pamjaftueshëm midis qytetarëve dhe mungesës së infrastrukturës rurale për ndarjen dhe riciklimin e mbeturinave.
Riciklimi është pjesë e rëndësishme e ekonomisë qarkulluese, por kombinohet më së miri me R-të e tjera (Rimendo, Refuzo, Zvogëlo, Ripërdor), sepse vetëm me një qasje të kombinuar mund të arrijmë një reduktim të ndjeshëm të mbeturinave.
Përmbajtja është pjesë e projektit të CIVIL-t / CIVIL-i i Gjelbër “Më jepni pesë!” në kuadër të nismës së madhe rajonale për të shënuar Javën e Ekonomisë Qarkulluese në Ballkanin Perëndimor (26 maj – 1 qershor 2025) nën moton “Nga zgjidhjet lokale te ndikimi rajonal”, zbatuar nga rrjeti rajonal LogEx, anëtar i të cilit është CIVIL-i, me nismën e organizatës së njohur të think tank-ut Ballkan Forum nga Kosova, dhe me mbështetjen e Fondit Rockefeller Brothers nga SHBA.
RIMENDO (RETHINK): Ndrysho perspektivën, ruaje planetin
REFUZO: Thuaji JO mbeturinave, thuaji PO planetit
REDUKTO (Reduce): Më pak mbeturina, më shumë jetë
RIPËRDORIM ( REUSE): Nga mbeturinat në burim – ripërdorimi për ardhmëri më të pastër
This post is also available in: MacedonianEnglish